Rritja e tregut të sigurimeve u ngadalësua sërish në muajin nëntor. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto për 11 muaj arritën vlerën e 20.5 miliardë lekëve, në rritje me 8.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse tregu po vijon rritjen, që prej mesit të këtij viti kjo rritje është ngadalësuar muaj pas muaji.

Një nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes duket se ka qenë forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Mesi i këtij viti përkon me periudhën kur kursi i këmbimit Euro-Lek filloi një rënie të ndjeshme, të lidhur me shtimin e prurjeve valutore nga turizmi dhe përmirësimin e bilancit të pagesave.

Statistikat e AMF-së tregojnë që afërsisht një e treta e primeve të shkruara bruto llogariten në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën statistikore të primeve të shkruara në valutë të huaj. Një pjesë e mirë e produkteve të sigurimit, si Kartoni Jeshil, Polica Kufitare, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i pronës nga fatkeqësitë, etj. shiten në valutë të huaj.

Duke përjashtuar efektin frenues të kursit të këmbimit, në përgjithësi tregu i sigurimeve këtë vit ka shfaqur një ecuri positive, edhe falë shtysës që kanë dhënë produktet e lidhura me rritjen e turizmit.

Disa prej produkteve kryesore të sigurimit vullnetar, si sigurimet e pronës apo sigurimi KASKO i mjeteve kanë shënuar ritme dyshifrore të rritjes.

Ndërkohë, edhe produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik po vijojnë rritjen, por me ritme mesatarisht më të ulëta. Sigurimet e detyrueshme për përgjegjësitë ndal palëve të treta u rritën me 7% për 11-mujorin, ndërsa pesha e tyre specifike ndaj totalit të primeve të shkruara bruto zbriti në 66.3%, rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Norma më e lartë e rritjes erdhi në sigurimin e brendshëm TPL, me 8.3%, ndërsa Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare kanë regjistruar rritje modeste, mes 1% dhe 2%. Megjithatë, kjo lidhet me efektin e fortë negativ statistikor të kursit të këmbimit.

Ndërkohë, tregu i sigurimit të jetës po rritet me ritme pak më të larta krahasuar me atë të jo-jetës. Primet e shkruara bruto për 11-mujorin u rritën me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, pesha specifike e këtij tregu ndaj totalit të tregut të sigurimeve ngelet ende e ulët, me 8% të primeve të shkruara bruto.

Tregu i sigurimit të jetës vazhdon të mbështetet, në masën dërrmuese, te produkti i sigurimit të jetës së debitorit, që përbvën më shumë se 73% të primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, edhe dëmet e paguara këtë vit po rriten me ritme mjaft të ngadalta. Për 11 muaj, dëmet e paguara bruto kishin vlerën e 6.3 miliardë lekëve, në rritje me 3.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dëmet e paguara në sigurimin e jetës pësuan rënie me 1.6%, ndërsa në sigurimin e jo-jetës shënuan një rritje të vogël, me 2.5%. megjithatë, një rritje më e lartë u shënua në segmentine  dëmeve që janë objekt i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, me 22.5% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Burim: AMF

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.