Tregu i sigurimeve po shfaq rritje të dobët në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 3-mujorin 2024 kishin vlerën e 5.23 miliardë lekëve, në rritje me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja është veçanërisht e dobët në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, ku primet e shkruara bruto janë rritur me vetëm 0.7%, ndërsa në sigurimin e jetës ritmet e rritjes janë ndjeshëm më të larta, me 12.3%
Efektin kryesor në stanjacionin e tregut të Jo-Jetës duket se kanë dhënë sigurimet vullnetare. Sipas shifrave të AMF-së, për tremujorin e parë të vitit sigurimet e pronës, sigurimet e përgjegjësive civile dhe sigurimet e garancive ishin të gjitha në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.
Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës pësoi rënie me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ecuri më të mirë po shfaqin ato produkte sigurimi që lidhen veçanërisht me zhvillimin e turizmit. Këtu përfshihen sigurimet e detureshme motorike, por edhe sigurimi kasko i automjeteve apo sigurimi i aksidenteve në udhëtim.
Grupi i sigurimeve të detyreshme për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta u rrit me pothuajse 10% për tremujorin e parë të vitit, ndërsa sigurimi Kasko i automjeteve u rrit me 21.4%. Zhvillimi i turizmit po sjell rritje të ndjeshme në biznesin e ofrimit të makinave me qira. Kjo shpjegon në një masë të madhe rritjen e produkteve të sigurimit motoric.
Edhe në tregun e sigurimeve, pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut mund të shpjegohet me forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor. Një pjesë e konsiderueshme e primeve të shkruara bruto llogariten në valutë të huaj, kryesisht në euro. Sipas AMF-së, vitin e kaluar pesha e primeve të shkruara bruto në euro ishte afërsisht 31%.
Disa nga produktet e sigurimit kuotohen në valutë për arsye objektive. Të tillë janë, për shembull disa produkte të sigurimit të detyrueshëm motorik, si Polica Kufitare dhe Kartoni Jeshil.
Produkti i Kartonit Jeshil është produkt ndërkombëtar sigurimi, i cili lëshohet në monedhën euro, pasi edhe detyrimet që i lindin shoqërisë së sigurimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për pagesë dëmshpërblimi nga ky sigurim janë në Euro.
Po kështu, disa nga produktet kryesore të aktivitetit të sigurimit, si sigurimi i pronës me përfitues bankat tregtare ose sigurimi i Jetës së debitorit, janë të lidhura ngushtësisht me monedhën e kredisë. Monedha në të cilën disbursohet kredia dikton dhe monedhën e lëshimit të policës, për shkak të nevojës për të rikuperuar në të njëjtën monedhë vlerën e detyrimit, në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.
Buyrimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.