Volkswagen do të ofrojë panele diellore së bashku me rikarikues për makinat e saj elektrike. Shtëpia automobilistike gjermane thotë se kjo do të reduktojë kostot për drejtuesit me rreth 40%, pasi ata do të mund të përdorin energjinë e tepërt diellore për të rikarikuar makinat elektrike.
Shifra bazohet në një vlerësim të organizatës britanike për eficiencën e energjisë Energy Saving Trust, sipas së cilës një familje mesatare mund të presë të paguajë rreth 7.000 paund (8.200 euro) për një sistem panelesh diellore prej 3,5 kWh në periudhën e pikut.
Në këtë marrëveshje, Volkswagen ka bashkëpunuar me kompaninë norvegjeze të instalimit të paneleve diellore Otovo.
Kompania u krijua në vitin 2016 dhe ka më shumë se 20.000 impiante fotovoltaike në 13 vende europiane, duke përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Klientët duhet t’i drejtohen kompanisë në momentin e blerjes së rikarikuesit të baterisë së shtëpisë automobilistike.
Sipas Telegraph, VW deklaroi se “një makinë elektrike është e gjelbër, po aq sa energjia elektrike që përdor dhe energjia diellore është një burimet më ekonomike të energjisë që pronarët e shtëpive mund të përdorin për të realizuar lëvizshmërinë dhe tranzicionin e energjisë në shtëpi”.
Një marrëveshje fitimprurëse si për shitësin, ashtu edhe për konsumatorin?
VW shet tashmë rikarikues nën markën e saj Elli dhe ka prezantuar karikuesin e baterive Elli 2, që përdor një software për të karikuar makinat elektrike kur ka një tepricë të energjisë nga panelet diellore apo kur çmimet e energjisë janë të ulëta, duke e bërë më ekonomike për pronarët.
CEO i Elli, Giovanni Palazzo, shpjegoi se marrëveshja synon ta bëjë rikarikimin “më të lehtë dhe më ekonomik për klientët”.
Ai shtoi: Bashkëpunimi me Otto nuk është vetëm një sinjal i rëndësishëm për biznesin e rikarikimit dhe energjisë në Gjermani dhe në Europë, por mbi të gjitha për integrimin inteligjent të lëvizshmërisë dhe tranzicionit të energjisë në vend”.
“Jemi shumë të kënaqur me këtë arritje të rëndësishme dhe me këtë bashkëpunim pionier. Kjo marrëveshje na lejon të tregojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfitimet e sistemeve tona fotovoltaike dhe të zgjerojmë ndjeshëm potencialin tonë të tregut” – tha CEO i Otovo, Andreas Thorsheim.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes VW e Otovo vjen në një moment kur tregu europian i makinave është gjithnjë e më i shqetësuar për rritjen e konkurrencës së tregut të makinave nga Kina, ndërsa kërkon të fitojë terren në Europë.
/ Euronews
Burimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.