Ferrari synon të rrisë ekspertizën në fushën e qelizave të baterive, duke pasur parasysh rëndësinë e tyre në kalimin drejt automjeteve elektrike, por nuk ka plane t’i prodhojë vetë ato, tha të hënën CEO i saj, Benedetto Vigna.

Prodhuesi italian i makinave sportive luksoze ka shitur makina hibride-elektrike që nga viti 2019 dhe ka premtuar se do të nxjerrë automjetin e saj të parë tërësisht elektrik në fund të vitit të ardhshëm.

Ferrari, e cila vitin e kaluar shiti vetëm 14.000 makina, mund të mos ketë aftësitë e nevojshme për të prodhuar qelizat e veta në mënyrë fitimprurëse.

“Duam të hapim qelizat dhe të kuptojmë se çfarë ka brenda” – tha Vigna në përurimin e një qendre kërkimi mbi qelizat e baterive në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës dhe prodhuesin e chip-ave NXP Semiconductors.

“Prodhimi do të bëhet gjithnjë nëpërmjet prodhuesve të jashtëm, mbështetur te njohuritë që shpresojmë të fitojmë nëpërmjet kësaj qendre kërkimore” – tha Vigna gjatë një prezantimi.

Laboratori E-Cells është i fokusuar tek elektrokimia dhe synon të rrisë ekspertizën në afat të gjatë të Ferrarit në fushën e qelizave të baterive, të cilat i blen nga furnitorë të jashtëm.

“Do të përdorim gjithnjë e më shumë qeliza dhe… do të kemi nevojë të njohim kiminë” – tha Vigna.

Fillimisht E-Cells Lab do të fokusohet te qelizat në gjendje të lëngshme me bazë litiumi, por është gati t’u kushtohet kimive dhe teknologjive të reja, megjithëse Vigna tha se ai nuk i shihte bateritë në gjendje të ngurtë si një mundësi reale për momentin.

Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.