Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite. Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash.
Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:
▪️Ndalim parkimi🅿️❌️:
Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.
▪️Ndalim qarkullimi🚘❌:
Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

  1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
  2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
  3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
  4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
  5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.
    ▪️Rrugë alternative
    Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
    Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
    Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.
      • Burimi: SM POLICIA E SHTETIT
      • www.targaime.com
      • whatsapp 0676048400
      • Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.