Pas disa vitesh në rritje të shpejtë, shitjet e makinave elektrike në Europë duket se kanë hyrë në një fazë ngadalësimi, në pritje të modeleve më të mira dhe më ekonomike, pas dy apo tre vjetësh.

Shitjet e makinave tërësisht elektrike në Europë u rritën me 47% në nëntë muajt e parë 2023, por në vend që të festojnë, shtëpitë automobilistike duke përfshirë Tesla, Volkswagen dhe Mercedes-Benz duken të zymta.

Normat e larta të interesit dhe tregu pak dinamik po i stepin klientët – paralajmërojnë ata – dhe porositë për makina elektrike të Volkswagen janë gjysma e atyre të vitit të kaluar.

Koncesionarët në Gjermani dhe Itali, si dhe studimet e kryera nga katër shoqëri analizash të të dhënave globale thonë se ngadalësimi i përhapjes nuk vjen vetëm për shkak të paqartësive ekonomike – konsumatorët nuk janë të bindur që makinat elektrike përmbushin nevojat e tyre në lidhje me sigurinë, autonominë dhe çmimin.

“Problemi kryesor është paqartësia” – deklaroi Thomas Niedermayer, përgjegjës i një prej koncesionarëve bavarez prej 45 vjetësh.

“Shumë nisen nga supozimi se teknologjia do të përmirësohet dhe parapëlqejnë të presin tre vjet për modelin e ardhshëm sesa të blejnë një makinë tani që do ta humbasë shpejt vlerën”.

Merrni për shembull Flavia Garcia dhe Tom Carvell në Edinburg, Skoci.

Toyota Auris e tyre prej 15 vitesh, me nofkën “Martina”, duhet zëvendësuar. Me afrimin e afatit për ndalimin nga qarkullimit të makinave me naftë dhe benzinë, çifti do që të marrë në konsideratë të blejë një makinë elektrike, por heziton prej mungesës së infrastrukturës së rikarikimit dhe frikës për kohëzgjatjen e baterisë dhe çmimit.

Sipas AutoTrader, makinat e reja elektrike në Britaninë e Madhe kushtojnë ende mesatarisht 33% më shumë krahasuar me modelet me lëndë djegëse fosile.

Ndër të tjera, pjesa më e madhe e modeleve të reja, që synojnë konsumatorët e fashës së ulët, nuk do të dalin në treg para vitit 2025, kohë në të cilën ata do të konkurrojnë me një gamë të gjerë të modeleve të makinave kineze, nga BYD te Nio në Europë.

“Ti do që të bësh gjënë e duhur për mjedisin, por duket sikur po përgatiteni për një investim shumë të shtrenjtë, që do ta bëjë jetën tuaj pak më të ndërlikuar” – tha Garcia, 29 vjeç, drejtor i mediave të korporatës. “Me siguri, në fillim, do të marrim një makinë hibride”.

Me vonesë

Kritikët prej kohësh kanë paralajmëruar se mungesa e makinave elektrike me çmim ekonomik do të pengonte rritjen e fortë të shitjeve, e nxitur nga përdoruesit e hershëm dhe flotat e korporatave.

Ecuria më e dobët në shtator, sondazhet mbi ndjenjën e konsumatorit dhe komentet e zymta nga shtëpitë automobilistike dhe koncesionarët tregojnë se epoka e rritjes së ulët mund të ketë ardhur.

Edhe shtëpitë automobilistike amerikane, edhe pse më mbrapa në tranzicionin drejt makinave elektrike, po e ndiejnë presionin. Ford dhe GM së fundi paralajmëruan se po vononin prezantimin e makinave elektrike më ekonomike dhe po reduktojnë shpenzimet, për shkak të dobësimit të kërkesës dhe kostove më të larta pas kontratave të reja të United Auto Worker.

Por problemi është ciklik.

Kërkesa do të mbetet e ngadaltë deri sa të dalin në treg makina elektrike më ekonomike – deklaroi Felipe Munoz nga JATO Dynamics, duke iu referuar ngadalësimit të shitjeve në Europë në shtator.

“Nga pikëpamja rregullatore, ata nuk duhet ta nxisin prodhimin e produktit tani” – tha Alistair Bedwell, kreu i parashikimit të motorëve në GlobalData (DATA.L).

“Por ata duhet të mbajnë në vëzhgim Tesla dhe markat kineze, sepse nuk duan të mbeten prapa”.

Synimi për të blerë një makinë elektrike ka mbetur i qëndrueshëm në Gjermani në vitin e fundit, siç tregon një sondazh i kryer nga shoqëria e kërkimit te konsumatorët, The Langston Co.

Kjo do të thotë se, edhe pse numri i makinave elektrike të shitura është në rritje, nuk ndodh kështu me numrin e njerëzve që duan të blejnë një makinë elektrike.

Rritja e shitjeve mund të jetë thjesht një shenjë se shtëpitë automobilistike që po luftonin për të prodhuar makina elektrike, për shkak të pengesave në zinxhirin e furnizimit mund të përmbushin më së fundi kërkesën, në vend që të jetë një shenjë e rritjes së kërkesës – deklaroi Ben DuCharme, përgjegjës i analizave në The Langston Co.

Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.