Komisioni Europian nisi dje një hetim mbi mundësinë për të vënë tarifa ndëshkuese për të mbrojtur prodhuesit e Bashkimit Europian nga importet e makinave elektrike kineze më ekonomike, që sipas tij, po përfitojnë nga subvencione shtetërore.

“Tregjet globale tani janë përmbytur nga makina elektrike më ekonomike. Dhe çmimi i tyre mbahet artificialisht i ulët nga subvencionet e mëdha shtetërore” – deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalimin e përvitshëm të Parlamentit.

Komisioni do të këtë 13 muaj kohë për të vlerësuar nëse do të vendosë tarifa më të larta se norma standarde 10% për makina.

Hetimi antisubvencione lidhet me makina me bateri që vijnë nga Kina, duke përfshirë edhe markat jokineze që prodhohen në Kinë si Tesla, Renault dhe BMW. Hetimi është i pazakontë pasi ka nisur nga vetë Komisioni Europian, më shumë se sa një përgjigje ndaj një ankese të industrisë.

Dhoma Kineze e Tregtisë në BE tha se është shumë e shqetësuar dhe kundër fillimit të hetimit dhe se avantazhi konkurrues i sektorit nuk ka ardhur për shkak të subvencioneve. Ajo i kërkoi BE-së që të shikojë në mënyrë objektive automjetet elektrike kineze.

Tensionet mes Kinës dhe BE-së janë rritur, pjesërisht për shkak të lidhjeve më të ngushta mes Pekinit dhe Moskës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. BE po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga ekonomia e dytë më e madhe në botë, veçanërisht në lidhje me materialet dhe produktet e nevojshme drejt tranzicionit të gjelbër.

Shtëpitë automobilistike europiane kanë kuptuar se duhet të luftojnë për të prodhuar makina elektrike me kosto më të ulët dhe të eliminojnë avantazhin e Kinës në zhvillimin e modeleve më ekonomike.

Prodhuesit kinezë të makinave elektrike, nga lideri i tregut BYD tek rivalët më të vegjël Xpeng dhe Nio po rrisin përpjekjet për t’u zgjeruar jashtë vendit, ndërsa konkurrenca në vend po intensifikohet.

Eksportet kineze të automobilave u rritën me 31% në gusht, sipas të dhënave të China Passenger Car Association (CPCA). Komisioni Europian deklaroi se përqindja e makinave elektrike të shitura në Europë nga Kina është rritur në 8% dhe mund të arrijë 15% në vitin 2025, duke theksuar se çmimet janë zakonisht 20% më të ulëta se modelet e prodhuara në Europë.

Ndër modelet kineze më të famshme të eksportuara në Europë janë MG i SAIC dhe Volvo i Geely.

Reuters

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.