TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Në kuadër të finalizimit të marrëveshjes për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës u mbajt në Tiranë takimi mes zv/drejtorit të DPSHTRR-së, Endri Haxhiu dhe drejtorit të Agjencisë për Dokumentet e Identifikimit, Regjistrimet dhe Shkëmbimin e të Dhënave të Bosnjë-Hercegovinës, Almir Badnjević.

Takimi iu kushtua një nisme të rëndësishme për zbatimin teknik të shkëmbimit elektronik të të dhënave të lejes së drejtimit ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë, nismë e cila synon të lehtësojë dhe përmirësojë shkëmbimin e informacionit midis dy vendeve, duke përmirësuar kështu sigurinë rrugore, frenimin e falsifikimit dhe përdorimit të paligjshëm të lejeve të drejtimit, si dhe përshpejtimin e proceseve administrative.

Palët shprehën angazhimin për vijimin e punës bashkërisht për detajet e zbatimit dhe aspektet teknike të shkëmbimit të të dhënave, iniciativë e cila do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve në fushën e sigurisë rrugore.

Burimi: Ata

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete