Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i është drejtuar me një letër Ministres së Financave dhe Ekonomisë, për të përcjellë rezervat e veta lidhur me projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet”.

Në parim, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shprehet në favor të nismës për miratimin e një ligji, që synon të sigurojë banesat e qytetarëve nga rreziku i tërmetit. Megjithatë, ajo kundërshton modelin që propozohet në projektligj për këtë lloj sigurimi.

Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave parashikon një skemë tërësisht shtetërore të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. Por, sipas siguruesve, një model të tillë nuk e ndjek asnjë prej vendeve të Europës. Edhe në Turqi apo Rumani, të marra si referencë në relacionin shpjegues të projektligjit, skema nuk është tërësisht shtetërore, pasi përfshin shoqëritë private të sigurimeve si palë në shitjen e këtij produkti.

Gjithashtu, sipas siguruesve, skema e sigurimit e propozuar sjell kosto të shtuara dhe të pajustifikuara ndaj qytetarëve. Ata argumentojnë se shoqëritë e sigurimit që operojnë në treg, kanë ekspertizën, burimet njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e produkteve të sigurimit. Sipas tyre, krijimi i një enti apo shoqërie të re shtetërore sikurse propozohet në projektligj, do të sillte shpenzime të mëdha për ti ngritur nga e para këto kapacitete, shpenzime këto që në fund do ti transferohen qytetarëve.

Një argument tjetër që shtron Shoqata e Siguruesve është se gjetja e programeve të duhura të risigurimit nga risigurues të fuqishëm botëror, do të sillte kosto tepër më të lartë për entin/shoqërinë shtetërore, ndërsa shoqëritë e sigurimeve mbështeten prej vitesh nëpërmjet programeve të risigurimit nga risigurues të fuqishëm botërore dhe kanë aftësi të përballojnë dëme të mëdha. Sipas tyre, këtë gjë e dëshmoi dhe reagimi shumë pozitiv që morën qytetarët që i kishin shtëpitë e siguruara në kompanitë e Sigurimit pas tërmeteve të vitit 2019.

Gjithashtu, Shoqata e Siguruesve vlerëson se përmbajtja e projektligjit ngre pikëpyetje për kushtetutshmërinë e tij, pasi cenon parimin bazë të veprimtarisë së lirë ekonomike, cenon parimin e sigurisë juridike, në lidhje me pritshmërinë legjitime që kanë shoqëritë e sigurimeve në një treg të lirë ekonomik, në kushtet kur shteti ndërhyn duke u kthyer nga Rregullator të tregut në Operator, si edhe cenon interesat e pronarëve të pasurive të paluajtshme/banesave që i kanë të siguruara nga tërmeti pranë shoqërive të sigurimit për periudha disa vjeçare.

Një problem tjetër është se projektligji anashkalon kornizën ligjore të rregullimit të tregut të sigurimeve, parashikuar nga ligji nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Sipas Shoqatës, projektligji gjithashtu favorizon subjekte të huaja në dhënien e konsulencës, menaxhimin dhe administrimin operacional lidhur me marrjen sigurim dhe trajtimin e pagesës të dëmeve etj.

“Kjo mund të jetë bërë nisur edhe nga projekte të mëparshme të inicuara nga konsulentë të huaj të organizmave ndërkombëtarë por që cenon drejtpërsëdrejti interesat e qytetarëve shqiptarë duke e rënduar koston e sigurimit nga tërmeti si dhe njëkohësisht më të duke marrë në konsideratë lënien jashtë të operatorëve të tregut të sigurimeve në Republikën e Shqipërisë rendimin e imazhit të një tregu financiar tashmë të konsoliduar me investitorë edhe shoqëri sigurimi të tregut europian. Ky veprim përveç të tjerave do cenojë integritetin e tregut të sigurimeve në Shqipëri brenda dhe jashtë vendit si dhe do të ulë interesin e qytetarëve për tu siguruar në sigurimet vullnetare, duke cenuar punën e tregut dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i cili ka verifikuar shoqëritë e sigurimeve,” shprehen ata.

Sipas siguruesve shqiptarë, interesat e qytetarëve do të mbroheshin më mirë dhe kostoja që do të paguhej për këtë sigurim do të ishte më e ulët, nëse skema do të merrte në konsideratë edhe shoqëritë e sigurimeve në vend.

“Për arritjen e këtij qëllimi, ne propozojmë që projektligji të ndryshohet duke i mundësuar shoqërive të sigurimit ofrimin e këtij sigurimi për qytetarët, sipas kapaciteteve të aftësisë paguese dhe risigurimit që ato kanë aktualisht. Një qytetar që e siguron pronën nga tërmeti pranë një shoqërie sigurimi sipas kushteve të këtij projektligji, nuk mund të detyrohet të sigurohet edhe pranë shoqërisë/entit shtetëror. Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar rreth 40 milionë euro dëme të shkaktuara nga tërmetet e vitit 2019.

Ky është një tregues i kapacitetit dhe qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të sigurimeve që operojnë në treg. Ndërhyrja e shtetit në tregun e sigurimeve nëpërmjet këtij projektligji, duke e shndërruar misionin e tij nga një rregullator që duhet të garantojë një mjedis optimal të këtij tregu, në një aktor të drejtpërdrejtë në këtë treg, cenon drejtpërdrejtë lirinë ekonomike të shoqërive të sigurimit dhe për më tepër nuk përmbush qëllimin që synon të arrijë,” thuhet në letrën e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete