Tre vjet pas emërimit të Ervin Metes në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbetet pa drejtues për shkak të ngjitjes së tij në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ligji për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare përcakton se funksioni i Drejtorit Ekzekutiv në mungesë të tij mund të ushtrohet nga Nëndrejtori Ekzekutiv. Fillimisht procedura parashikon lirimin e tij nga detyra, që nis me miratimin nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, e më tej votimin e kërkesës në seancë plenare nga deputetët.

Propozimi për lirimin nga detyra të anëtarit të Bordit i paraqitet Kuvendit, së bashku me arsyet përkatëse.

Më tej, ligji parashikon rinisjen e procedurës së zgjedhjes së anëtarit të ri që do të mbajë edhe detyrën e kreut të AMF-së për pjesën e mbetur të mandatit. “Anëtari i Bordit, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure përzgjedhëse” përcaktohet në ligj. Kjo nënkupton se do të jetë sërish Këshilli i Ministrave që do të propozojë anëtarin e Bordit që do të mbajë dhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për pjesën e mbetur të mandatit.

Ligji përcakton më tej se “në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet”.

Mbështetur në nenin 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Këshilli i Ministrave shpall njoftimin për fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Kandidatura duhet të kalojë edhe testin e votave në Kuvend për të marrë përfundimisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete