Komisionet e shitjes të paguara nga kompanitë e sigurimit të jo-jetës pësuan një rënie të ndjeshme vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), shpenzimet e marrjes në sigurim, që konsistojnë kryesisht në komisione për agjentët e shitjeve, për vitin 2022 kishin vlerën e 5.13 miliardë lekëve, në rënie me 8.7% krahasuar me një vit më parë. Raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për vitin 2022 zbriti në 32.72% të primeve të shkruara bruto, nga 36.7% që kishte qenë në vitin 2021.

Rënia e shpenzimeve për sigurimeve në tregun e Jo-Jetës vlerësohet se është ndikuar kryesisht nga masat rregullatore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që vitin e kaluar vendosi një nivel tavan për komisionet e shitjes në sigurimet e detyrueshme motorike.

Në fund të vitit 2021, AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikonte se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikonin komisione ndërmjetësimi më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, komisioni tavan është ulur më tej, në 18% të primit të shkruar bruto.

Sigurimet e detyrueshme motorike kanë një peshë shumë të lartë në strukturën e primeve të shkruara bruto në sigurimet e Jo-jetës. Për vitin 2022, sigurimi i brendshëm TPL, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare përbënin pothuajse 68% të primeve të shkruara bruto të këtij tregu. Ulja e nivelit të komisioneve të paguara për këto produkte ka pasur rrjedhimisht një impakt të konsiderueshëm në nivelin e shpenzimeve të marrjes në sigurim nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës.

Vendosja e niveleve tavan të komisioneve kishte synim të rriste eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Në fakt, tregu shqiptar i sigurimeve ka pasur historikisht nivele shumë të larta të komisioneve të ndërmjetësimit dhe shpenzimeve të tjera të marrjes në sigurim në raport me tregjet e tjera në Europë. Madje, në shumicën e rasteve shpenzimet e marrjes në sigurim tejkalonin shpenzimet neto për dëme të paguara.

Ndërkohë, një rënie e raportit të shpenzimeve të marrjes në sigurim është regjistruar edhe në tregun e sigurimit të jetës. Ky raport zbriti në 39.23%, nga 41.11% që kishte qenë një vit më parë. Megjithatë, për shkak rritjes së tregut (primet e shkruara bruto vitin e kaluar u rritën me 18%), në vlerë absolute shpenzimet e marrjes në sigurim kanë vazhduar të rriten. Sipas statistikave të AMF, ato arritën vlerën e 565 milionë lekëve, në rritje me 11.1% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord për vitin 2022. Sipas të dhënave nga AMF, rezultati financiar neto i tregut arriti vlerën e 1.63 miliardë lekëve ose 14.3 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me 171%./ E.Shehu

Burimi: AMF

Burimi: Monitor

Burimi Sigurime Online

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete