PARIS, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Më shumë makina elektrike se sa me karburant u shitën në qershor në Bashkimin Evropian, sipas shifrave nga Shoqata e Prodhuesve Evropianë (ACEA), ku e para kryeson ”Tesla” dhe pastaj ”Volkswagen”.

Kontinenti i Vjetër dëshiron të ndalojë makinat termike pas 12 vitesh.

Makinat me benzinë ​​dhe ato hibride mbeten në krye të shitjeve, por me 158 000 automjete të shitura, makinat elektrike janë rritur nga 10,7 në 15,1% të tregut në një vit.

Ato ”shpërthyen” dukshëm në Holandë, Gjermani, Francë dhe Belgjikë.

Kjo rritje është nxitur veçanërisht nga ”Tesla”, e cila ka ulur çmimet e saj, pasi një në pesë automjete elektrike të shitura në Evropë në gjysmën e parë 2023 mban simbolin ”T”, thënë ndryshe 137 000 makina.

”Volkswagen” gjithashtu pa shitjet e tij të automjeteve elektrike të rriteshin në 217 000 njësi, +68%), të nxitura veçanërisht nga SUV-të e tij tip ID.4, ID.5 ose Audi Q4.

Makinat me naftë vazhdon të bien, të dënuara nga penalitetet e blerjes dhe rritja e kostove të karburantit, të cilat pasuan skandalin e emetimeve të manipuluara (“Dieselgate”).

Në pranverë, Bashkimi Evropian ratifikoi kalimin e tij në një treg 100% pa emetim të gazrave serrë në vitin 2035 për të arritur objektivat e tij klimatike.

Makinat hibride, të cilat ndotin pak më pak dhe ju lejojnë të përfitoni nga bonuset e blerjes, gjithashtu kanë bërë përparim të fortë dhe përfaqësojnë 24,3% të tregut, të drejtuara nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Më vete, shitjet e hibridëve të rikarikueshëm (të cilët mund të futen në prizë ose terminal) janë ulur gjatë një viti me anulimin e subvencioneve për blerje në vende të caktuara dhe përfaqësojnë 7,9% të tregut.

Megjithatë, benzina mbetet energjia kryesore në BE me 36,3% të shitjeve në qershor, me rritje 11%.

Më gjerësisht, shitjet e makinave të reja u rikuperuan në Evropë në gjysmën e parë, me një rritje prej 17,9% gjatë një viti.

Me 5,4 milionë makina të shitura, megjithatë, tregu mbetet 21% më i ulët se në gjysmën e parë të 2019-ës, viti i fundit i të gjitha rekordeve para Covid-19.

– ”Volkswagen” në gjendje të mirë –

Ndër tregjet kryesore, Spanja (+24%) dhe Italia (+22,8%) panë rritje të forta në fillim të vitit 2023.

Franca u rikuperua me 15,3% dhe Gjermania me 12,8%.

“Progresi i muajve të fundit tregon se industria evropiane e automobilave po rimëkëmbet nga problemet logjistike të shkaktuara nga pandemia”, nënvizon ACEA në një njoftim për shtyp.

Tregu evropian i automobilave ka filluar të rritet përsëri në mënyrë të qëndrueshme që nga gushti 2022, kur kriza Covid-19, e kombinuar me mungesën e pjesëve, duke përfshirë komponentë thelbësorë elektronikë, i kishte dhënë një goditje të rëndë.

Që nga fillimi i vitit, ”Volkswagen” ka konsoliduar kryesisht pozicionin e tij si shitësi më i madh i makinave në Evropë, duke sunduar mbi 26,1% të tregut (+1,3 pikë në një vit) me më shumë se 1,4 milionë makina të shitura, ndihmuar nga dinamizmi i markës së tij kryesore, ”Audi”, ”Skoda” çeke apo ”Cupra” sportive spanjolle.

”Hyundai-Kia” dhe ”Toyota” panë përparimin e tyre të ngadalësuar në 8,4% dhe 6,8% të tregut./ a.jor.

Burimi: ATA

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *