Gjermania do të ndajë deri në 900 milionë euro subvencione për të zgjeruar stacionet e rikarimit të makinave elektrike për familjet dhe kompanitë, deklaroi dje Ministria e Transporteve.

Aktualisht, ekonomia më e madhe në Europë zotëron rreth 90 mijë pika rikarikimi publike dhe synon të ketë 1 milion deri në vitin 2030, me shpresën për të nxitur rritjen e elektromobilitetit, duke synuar emetime karboni neutrale brenda vitit 2045.

Në fund të prillit, Gjermania kishte rreth 1.2 milionë makina tërësisht elektrike në rrugët e saj, shumë më poshtë objektivit të saj prej 15 milionësh deri në vitin 2030, sipas të dhënave të autoritetit federal motorik KBA.

Çmimet e larta, autonomia e kufizuar dhe mungesa e stacioneve të rikarikimit, veçanërisht në zonat rurale konsiderohen faktorët kryesorë të vonesës së shitjeve të makinave elektrike.

Ministria e Transporteve deklaroi se së shpejti do të nisë dy programe financimi për të mbështetur familjet dhe kompanitë private në ndërtimin e stacioneve të rikarikimit.

Duke nisur nga vjeshta e këtij viti do të jenë në dispozicion deri në 500 milionë euro subvencione për të promovuar vetëfurnizimin me energji elektrike në ndërtesat private të banimit, me kushtin që banorët të zotërojnë një makinë elektrike, shtoi ministria.

Verën e vitit të ardhshëm, 400 milionë euro do të vihen në dispozicion të kompanive që duan të ndërtojnë infrastruktura rikarikimi të shpejtë për makinat dhe kamionët tregtarë.

Në tetor, qeveria gjermane miratoi një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro në tre vjet për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të rikarikimit për makinat elektrike në të gjithë vendin.

Programet e subvencionimit të njoftuara të enjten i shtohen këtij financimi – deklaroi një zëdhënës i ministrisë.

Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *