Shqiptarët rrisin shpenzimet për sigurime, 65 Milion euro në 2023 – Në total, 384,225 kontrata të lidhura në periudhën janar-prill. Me rritje prej 14.31%.

Gjatë katër muajve të parë të vitit, shqiptarët kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar pronat, jetën apo shëndetin. Totali i arkëtimeve të kompanive për periudhën janar prill ka shkuar në rreth 65 milionë euro, me një rritje të fortë krahasuar me vitet e mëparsëshme. Sipas të dhënave zyrtare të Autoriteit të Mbikqyrjes Financiare, arkëtimet nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill  2023 kapën vlerën 6,8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill  2022. Gjatë muajit janar-prill  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225  me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi  0.021%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut. Ndërkohë që rënie kanë shënuar dëmet e paguara nga kompanitë.

Gjatë muajit janar-prill  2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,1 miliardë lekë, ose 3.26% më pak se në muajin  janar-prill  2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

Ndërkohë që dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin  janar-prill  2023 kapën vlerën 1,533 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: SCAN

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *