‘Nga 3,362 targa të skanuara, 392 janë debitore’, Gonxhja thirrje drejtuesve të mjeteve: Mos qarkulloni pa kolaudim, siguracion dhe pa shlyer taksat

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka publikuar një statrus në Facebook ku bën thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Ai ka listuar targat e skanuara në disa zona të Tiranës, ku thotë se aktualisht janë 11.6% detyrime të pashlyera. Ky monitorim bwhet i mundur nga programi: Debitor Alert.

“MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA SHLYER TAKSAT‼️

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTTR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera‼️

 Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

 eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Investimi përfshin pajisje të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!”- thotë Gonxhja.

Burimi: Shqiptaria.com

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *