Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka bërë me dije se do të lehtësojnë ndjeshëm procedurat për qytetarët e interesuar për t’u bërë drejtues mjeti për transport udhëtarësh (taksi, autobus), pa kaluar më përmes shkallës së kualifikimit për transport mallrash.

Kalimi nga klasi B në D/D1 pa kaluar në C do të bëhet duke u bazuar në mesataren mujore nga hyrja në fuqi e kësaj risie në 13 Qershor 2022, përfitojnë 3,352 qytetarë në vit duke u kursyer 263,802,400 lekë (tarifë regjistrimi dhe kosto e kursit) si dhe 9,904 vite më shpejt për 3,352 përfituesit, njofton DPSHTRR.

Burimi: SCAN