Nga viti i ardhshëm sigurimi i makinave do të pësojë ndryshime, pasi do të ketë një metodologji të re të përllogaritjes të primit. Në bazë të faktorëve të riskut të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është përcaktuar një faktor i ri, që është qarku i regjistrimit të mjetit. Erald Hysa, konsulent i tregut të sigurimeve, i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus sqaroi se ky kriter nuk pritet të favorizojë shumicën e drejtuesve pozitiv.

Nëse  do të flasim për anët negative të kësaj rregullore do të evidentoja elementin e vendndodhjes, pra ku është regjistruar mjeti.  Berati, Kukësi dhe Dibra do të jetë tre qarqet ku siguracioni do të kushtojë më lirë në raport me qarqet e tjerë. Por të tre këto qarqe nuk bëjnë më shumë se 60 mijë makina. Çka do të thotë të gjithë mjetet e në zonat e tjera nuk do të kene favorizime ose ulje çmimi“, sqaroi Hysa.

Sipas Hysës me këtë rregullore nuk është ndjekur eksperienca e vendeve  të Bashkimit Europian, por është bërë një miks kriteresh që janë përshtatur me realitetin shqiptar ndryshe nga formati i diskutuar me herët (kujtojme 1.04.2019 kur u fol per implementimin e Bonus Malus me sistemin Italian).

Ajo që të bie në sy është se kjo rregullore nuk ka të përcaktuar se si do të përllogaritet sigurimi I mjeteve elektrike. Vitet e fundit kemi më shumë se dy mijë mjete në qarkullim për të cilat kjo rregullore që duhet të ishte në zbatim që nga viti 2021, duhe të përfshinte dhe të kalkulonte primin për mjete të tilla”, tha Hysa

Ekspertët janë të mendimit se metodologjia e re e përcaktimit të çmimit të sigurimeve duhet të sqarohet dhe të jetë transparente për konsumatorët, pasi një pjesë e tyre, kryesisht ata me dëme, do të ngarkohen me kosto shtesë.

Burimi: Vizion Plus

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *