Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – gusht 2024 kapën vlerën 16,349 milionë lekë, ose 6.64% më shumë se në janar – gusht 2023. Gjatë periudhës janar – gusht 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,051,878 me një rritje prej 8.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.11% dhe risigurimi me 0.036% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – gusht 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,595 milionë lekë, ose 29.04% më shumë se në periudhën  janar – gusht 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – gusht 2024 kapën vlerën 4,089 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 29.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – gusht 2024 arritën rreth 9,820 milionë lekë, ose 8.28 % më shumë se në periudhën  janar – gusht 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – gusht 2024, pati një rritje prej 10.50 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – gusht 2024 pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.77% krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – gusht 2024, pati një ulje 10.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11.18%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – gusht 2024 arritën rreth 6,529 milionë lekë, 4.26% më shume se në periudhën  janar – gusht 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 3.99 % krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2024, patën një rritje me 3.27%  kundrejt muajit janar – gusht 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – gusht 2024 siguruan mbi 2,830 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 71.80%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 19.05% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – gusht 2024, vihet re një rritje prej 3.51% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar – gusht 2024, arritën në rreth 993 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.80% në krahasim me periudhën  janar – gusht 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2024, arritën rreth 1,326 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – gusht 2024 u rriten me 29.04 krahasuar me janar – gusht 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,089 milionë lekë, apo 73.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
janar – gusht2023202424/`23-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 173 156(9.67)
Karton Jeshil 611 1,08276.98
Kasko 130 112(13.75)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën  janar – gusht 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Burimi: Javanews

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *