Tregu i sigurimeve “fryhet” me 833 mln lekë më shumë – Jo-jeta vazhdon të dominojë. Por, kontribuoi më pak në vëllimin e primeve këtë vit
Në gjysmën e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.55% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës vetëm 8.64% dhe risigurimi me një përqindje tepër të vogël.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56% të totalit të tregut.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – qershor 2024 kapën vlerën 11,8 miliardë lekë, rreth 833 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 699 mijë në fund të qershorit, me një rritje prej 9.62% vlerësuar me 6 muajt e parë të vitit 2023.
Numri i kontratave të sigurimit të jo jetës ka regjistruar një rritje më të lartë se sigurimi i jetës. Konkretisht, rreth 626 mijë ishte numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës, ndërsa për sa i takon sigurimit të jetës, numri i kontratave arriti në mbi 73 mijë duke shënuar një rritje me përafërsisht 10% vlerësuar me janar – qershor 2023.
Megjithatë, primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës kanë pasur një rritje më të vogël se primet e jetës. Kështu, primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës patën një rritje me afro 3% kundrejt muajit janar – qershor 2023, ndërkohë që primet nga sigurimet e jetës arritën në rreth 1 miliardë lekë, ose 14.39% më shumë.
Nga ana tjetër, edhe të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit shënuan një rritje me gati 8% në krahasim me periudhën janar – qershor 2023, duke kapur shifrën 786 milionë lekë. Aktualisht, në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit të jetës dhe jo jetës.
Burimi: SCAN TV.
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.