Procesverbalet e policisë që konstatojnë shkeljet rrugore duhet të shoqërohen me foto, si një formë për të ulur numrin e ankimimeve.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që analizon pjesën teknologjike dhe të informacionit në sistemet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nënvizon se ka aspekte që duhet të përmirësohen.

“Nga auditimi mbi procesverbalet e konstatimit të shkeljes, u konstatua se fotografimi nuk është bërë pjesë e formularit të miratuar për kundërvajtjen, miratuar me VKM nr. 42, datë 30.01.2019. Fotografia është prova që vërteton shkeljen e konstatuar.

Mungesa e kësaj prove në informacionin që i vihet në dispozicion kundërvajtësit nëpërmjet shërbimeve online në eAlbania, bën që të ketë një numër të lartë ankesash në këtë drejtim” thuhet në auditim.

KLSH sa i takon kësaj ka rekomanduar që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të marrë masa për shtimin e fotos së kundërvajtjes për mjetin e konstatuar pa prezencë të shkelësit e cila aktualisht nuk është pjesë e formularit të miratuar për kundërvajtjen, me qëllim minimizimin e ankesave, minimizimin e kohës së trajtimit dhe përgjigjes së tyre, nisur nga fakti që fotografimi i shkeljes është një nga provat që vërteton kundravajtjen.

Një tjetër konstatim i audituesve ka qenë numri i lartë i vakancave të paktën 32 vende.

Në këtë kontekst është kërkuar që të merren masa për plotësimin e vendeve vakante në strukturën e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, si dhe plotësimin e strukturës së Auditit të Brendshëm me punonjës të fushës së Teknologjisë së Informacionit.

KLSH është ndalur edhe tek sistemi eGjoba ku është kërkuar që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si Autoritet Përfitues i shërbimeve të informatizuara në sistemin eGjoba, në mungesë të punonjësve që kanë vepruar si ndjekës të kontratave të sistemit eGjoba, të ngrejë një grup specialistësh me qëllim verifikimin e çështjeve që nuk janë realizuar në kontratën e parë nga operatorët ekonomikë, i cili është aktualisht i kontraktuar për kontratën aktuale. Mangësitë të përcillen tek AKSHI si Autoritet Kontraktues për sistemin eGjoba dhe përmirësimin e tij.

Po kështu sipas KLSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si Autoritet Përfitues i shërbimeve të informatizuara në sistemin eGjoba, duhet të përcjellë tek AKSHI si Autoritet Kontraktues, mangësitë në zbatimin e kontratës për përmirësimin e sistemit eGjoba në zbatim të kontratës nr.20, datë 16.08.2022, të cilat jo vetëm nuk janë realizuar, por kanë penguar veprimet operacionale të nevojshme për Drejtorinë e Policisë Rrugore Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.