Ndërkohë, shitjet brenda vendit u tkurrën

Eksportet e makinave në Kinë arritën një rekord të lartë në prill, tregojnë të dhënat të premten, ndërsa shitjet brenda vendit u tkurrën me 5.8% krahasuar me një vit më parë, për shkak të rritjes së konkurrencës së çmimeve dhe kujdesit të konsumatorëve në shpenzime për artikuj të mëdhenj gjatë një rimëkëmbje të lëkundur ekonomike.

Eksportet e makinave u rritën me 38% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 417.000 njësi në prill, duke vijuar vrullin e fortë të muajit të mëparshëm, që regjistroi një rritje prej 39% – deklaroi “China Passenger Car Association” (CPCA).

Një hetim, i cili po vijon nga BE në lidhje me shtëpitë automobilistike kineze, ka ndërprerë dhe ka ushtruar presion tek eksportet e makinave drejt Bllokut, por Kina ka vlerësuar në mënyrë aktive tregjet e Amerikës së Jugut, Australi dhe ASEAN për eksportimet – deklaroi Cui Dongshu, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës.

Cui deklaroi se shtëpitë automobilistike vendase duhet të zgjedhin midis daljes jashtë shtetit dhe humbjes, duke qenë se konkurrenca në tregun e brendshëm po rritet.

Shitjet e makinave për pasagjerë në tregun më të madh automobilistik në botë u tkurrën me 5.8% në prill krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 1.55 milionë njësi, me rënie 9.6% krahasuar me muajin mars, sipas të dhënave të CPCA. Në mars, shitjet e makinave u rritën me 5.7% krahasuar me një vit më parë dhe me 53% krahasuar me muajin.

“Ngadalësimi i tregut ishte më i keq se sa parashikohej, ndërkohë që disa shtëpi automobilistike u përpoqën të vijonin prodhimin, duke rezultuar me rritje të inventarëve në koncesionarë” – deklaroi Cui.

Ndërkohë që pjesa e shitjeve të makinave me energji të re (new energy vehicle – NEV) arriti një rekord të ri, duke i hapur rrugë tregut më të madh automobilistik në botë, për të përshpejtuar objektivin e tij të gjelbër, shitjet e makinave elektrike janë ende shumë më të ngadalta se ato të makinave hibride plug-in (PHEV).

NEV përfaqësojnë 43.5% të shitjeve totale të makinave, me një rekord të lartë për të gjithë muajin. Kina ka vendosur një objektiv prej 45% deri në vitin 2027.

Shitjet e makinave elektrike u rritën me 12.1% në prill nga 10.5% në mars, ndërsa shitjet e PHEV u rritën me 64.2% krahasuar me 75.4% në mars.

Shitjet e makinave elektrike pësuan tkurrje me 6.3% krahasuar me muajin mars, ndërsa shitjet e makinave PHEV ranë me 4.7%.

Reuters

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.