Ndërsa e gjithë bota po shkon drejt rritjes së përdorimit të makinave elektrike, në kuadër të nismave për mbrojtjen e mjedisit dhe ngadalësimit të ngrohjes globale, Shqipëria po ecën shumë ngadalë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të shkuar, në vend u instaluan 26 njësi karikimi për makinat elektrike të vendosura posaçërisht shumica në Tiranë dhe vetëm 2 në Durrës. Enti Rregullator i Energjisë bëri të ditur shifrat në raportin vjetor të tij.

“Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave, janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, përkatësisht në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kw, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kw.

Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysmë dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant” thuhet në raport.

Por pavarësisht se tendenca drejt makinave elektrike shihet si ardhmja, sipas Entit, dhe interesi është i lartë investimet në infrastrukturën e nevojshme për to po ecin ngadalë.

“Makinat Elektrike janë e ardhmja e transportit dhe interesi për to është i lartë. Vendi po ecën ngadalë në përgatitjen e infrastrukturës që do të bënte të mundur përhapjen e tyre të shpejtë. Në fillim makinat elektrike provohen për kuriozitet, më pas ato kthehen në stil jetese, favorizuar nga një përparësi e madhe.

Për këtë arsye, edhe Enti Rregullator i Energjisë ndër objektivat e saj të përgjithshme promovon krijimin e një tregu të brendshëm konkurrues të sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit për të gjithë klientët dhe furnizuesit, duke siguruar kushtet e duhura për funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të rrjeteve të energjisë elektrike si dhe lehtëson kushtet për pjesëmarrësit e rinj të tregut dhe atyre që prodhojnë nga burimet e rinovueshme” thuhet në raport.

Më herët në një studim që ndalej tek makinat elektrike ERE nënvizonte se kosto e tyre ishte 9 deri në 11 herë më e ulët se makinat me djegie.

“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme.

Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11 herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizonte Enti në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi”.

Burimi: Monitor

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.