Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje më të balancuar sipas kompanive të ndryshme në tremujorin e parë të këtij viti.
Pjesa e tregut e dy kompanive të para, e matur sipas primeve të shkruara bruto ka rënë, ndërsa kompanitë e tjera kanë fituar terren.
Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tremujorin e parë 2024 Sigal Uniqa Group Austria ka ruajtur kryesimin në treg, me 24.5% të primeve të shkruara bruto. Megjithatë, pjesa e tregut e Sigal ka rënë nga niveli prej 28.2% që mbante në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndjek Albsig, që për tremujorin e parë zotëronte 20.9% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Edhe kompania e grupit Kastrati ka pësuar rënie në pjesën e saj të tregut, nga niveli prej 23.3% që mbante një vit më parë.
Duke analizuar të dhënat e tremujorit të parë, rënia e pjesës së tregut të Sigal mund të shpjegohet së shumti me tkurrjen e segmentit të sigurimeve vullnetare. Sigal dhe Albsig janë dy kompanitë që kanë peshën më të lartë të produkteve vullnetare në strukturën e primeve të shkruara bruto. Rënia e këtij segmenti të tregut e ka ndikuar negativisht edhe pjesën e tregut të dy kompanive më të mëdha.
Ndërkohë, të gjitha kompanitë e tjera e kanë rritur pjesën e tyre të tregut krahasuar me një vit më parë. Sigma Vienna Insurance Group ka arritur në pothuajse 13.8% të tregut, nga 11.4% që mbante një vit më parë. Kompania më e madhe e grupit vienez në Shqipëri njëkohësisht ka shënuar edhe rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto për tremujorin, me 21.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndjek Eurosig, që për tremujorin zotëronte 13.4% të primeve të shkruara bruto, nga 12.1% që mbante një vit më parë.
Në rritje është edhe Intersig Vienna Insurance Group, që ka arritur në 8.7% të tregut (nga 8.1% një vit më parë, Insig, që ka arritur në 6.6% (nga 6.2% një vit më parë), Atlantik, në 6.3% (nga 5.2% një vit më parë) dhe Ansig, në 6% (nga 5.6% që mbante një vit më parë).
I ndarë sipas grupeve siguruese zotëruese, tregu edhe për tremujorin e parë të këtij viti kryesohet nga Uniqa Group Austria, me 24.5% të primeve të shkruara bruto.
Ndjek Vienna Insurance Group (Sigma dhe Intersig), me 22.5% dhe grupi Eurosig (Eurosig dhe Insig), me 20% të primeve të shkruara bruto.
Sipas origjinës së kapitalit, megjithatë, tregu edhe këtë vit kryesohet nga kompanitë me kapital shqiptar. Pjesa e tregut e kompanive me kapital shqiptar arriti në 53%, nga 52.3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prej më shumë se një dekade, tregu i sigurimeve nuk po shfaq hyrje të investitorëve të rinj dhe ngelet i ndarë mes dy grupeve austriake dhe kompanive me kapital vendas.
Burimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.