Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022.
TIRANA- Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022. Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.
Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë. Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.
Megjithatë, rënia e primeve për të dytin vit radhazi, ndërkohë që çmimet kanë ndjekur një tendencë të qartë në rritje, sidomos për vitin 2022, mund të jetë një tregues i faktit se një pjesë e konsiderueshme e pronave nuk sigurohen për vlerën e tyre të tregut. Shpeshherë, kontratat e shitjes së pasurive të paluajtshme nga ndërtuesit nuk deklarohen për vlerën e tyre reale.
Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.
Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë. Për shembull, nëse një pronë shitet me një çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj gjatë një periudhe 10 vjeçare.
Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta. Shifrat e AMF tregojnë se edhe vitin e kaluar tregu i këtij produkti po kryesohet nga kompania Albsig, me 42% të primeve të shkruara bruto, por në rënie të ndjeshme nga niveli prej 53% i një viti më parë. Vijon Sigal Uniqa Group Austria, me 22% të primeve të shkruara bruto (nga 21% një vit më parë), e ndjekur nga Eurosig me 18.5% (nga 9% një vit më parë) dhe Atlantik me 9% (nga 7% një vit më parë) të vlerës së primeve të shkruara bruto. Kompanitë e tjera, përfshi ato të Vienna Insurance Group, mbajnë pjesë të vogël tregu dhe nuk janë shfaqur shumë të interesuara për këtë produkt. Një nga arsyet mund të jetë konkurrenca e pandershme, nëpërmjet ofrimit të komisioneve tejet të larta.
Burimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.