Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve.

Sipas uniformave blu mësohet se gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.

Po ashtu bëhet me dije se janë vendosur mbi 13 mijë masa administrative.

Njoftimi:

Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):
17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor.

Përfshihen:

• 8 të dehur në timon
• 3 pa leje drejtimi
• 1 nën ndikim narkotikësh
• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
• 2 për korupsion aktiv
• 1 për trafikim mjetesh

Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj
• 522 për tejkalim shpejtësie
• 404 për parakalim të gabuar
• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
• 516 për mosvendosje të kaskës
• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
• 8495 për qëndrim të gabuar
• 839 për masa të tjera

48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim
• 34 për detyrime të palikuiduara
• 1 për mungesë dokumentacioni
• 12 të spostuara me mjet ngritëse

Burimi: Opinion.al

www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.