Në vijim të palëve të tjera të interesit, edhe Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ka shprehur disa kritika dhe rezerva për projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Vërejtjet dhe pyetjet kryesore të NAREA janë:
- Sigurimi i detyrueshëm në koncept nuk është i gabuar, gjithashtu administrimi si veprimtari është brenda kornizave ligjore, ndërkohë veprimtaria e shtetit si agjent në tregun e lirë nuk është një fenomen që e hasim gjithmonë. Nga ana tjetër, vendosja e sigurimit të detyrueshëm duhet të bazohet mbi një metodologji shkencore e cila bën të mundur që probabiliteti i ndodhisë të jetë real. Tërmetet për nga natyra nuk mund të parashikohen si ngjarje e aq më pak të parashikohet magnituda e tyre. Për më tepër, sot në treg ka oferta ekzistuese nga kompani sigurimi që mbulojnë dëmtimet e pronës nga tërmetet. Për të kryer sigurimin një nga kushtet të paktën është që ndërtimi të jetë në përputhje me kushtet sizmike të zonës. A ka një vlerësim se cili do të jetë efekti i këtij rregullimi në tregun e lirë të sigurimeve ndaj dukurive si tërmeti?
- Përtej Turqisë dhe Rumanisë, një tjetër shembulli që mund të konsiderojmë është ai i Kalifornisë. Në Kaliforni ndodhin 90% e tërmeteve që bien në total në SHBA, por sigurimi nuk është i detyrueshëm (vetëm 10% e popullsisë e kanë). Përveç kësaj, polica mbulon jetën dhe shumë aspekte të tjera, ndërkohë që neni 6 i ligjit mbulon vetëm dëmet strukturore për të cilat konsumatori psh në rastet e ndërtimeve të pas viteve ‘90 apo ato të pas 2019, ka paguar për të garantuar një nivel të caktuar risku nga tërmeti. Shkalla e riskut mund të fillojë nga 5 rihter, por a ka një vlerësim pse jo më e lartë? Ajo mund të jetë më e lartë, që të justifikojë dëmin e madh dhe frekuenca apo gjasat e ndodhisë duhet të jenë të paktën mesatare.
- Kostot e këtij sigurimi nuk përmenden në ligj, sepse dalin me akte nënligjore, ndërkohe a ka një vlerësim të një kosto limit të këtij sigurimi si dhe zbritje të ndryshme apo përjashtime të cilat lidhet me gjendjen teknike të ndërtimit?
- Raporti shoqërues nuk përmban si ndihmë një projeksion mbi përllogaritjen e fondit total, kohëzgjatjen e këtij fondi, rishikimet, mekanizmat e vlerësimit ex-post, administrimi i fondit në mungesë së ardhjes së kushtit të sigurimit etj. Projektligji nuk parashikon situatat kur për një periudhe të caktuar kohe nuk bien tërmete. A ka një vlerësim se si ky fond mund të kthehet si përfitim për kontribuuesit, kur këta nuk e kanë përdorur për arsyen për të cilën janë siguruar? Sepse tërmet mund të mos bjerë më kurrë, nuk është me siguri dhe askush nuk mund ta parashikojë.
- Projektligji, në nenin 27 parashikon ngritjen e rrjetit të shitjeve. Projektligji dhe Relaconi Shoqërues nuk ka si ndihmë elemente përcaktuese apo parashikuese në lidhje me menaxhimin e shitjeve, komisionet, kriteret dhe karakteristikat e Agjenteve të Shitjes. A ka një vlerësim se çfarë natyre tregtare do të kenë këta Agjentë, kostot dhe përfitimet në vlera/volume?
- Shqipëria është vend që për shkak të pozicionimit gjeografik dhe përbërjes tektonike është klasifikuar si vend me risk të larte ndaj fatkeqësive natyrore sidomos ndaj tërmeteve. Relacioni i paraqitur nga Ministria e Financave dhe AMF paraqesin aspektin e dëmit ekonomik të mundshëm të përllogaritur në 1.08 miliardë dollarë dhe një impakt demokratik prej 200 000 personash në 11 bashki të vendit, një dëm i përllogaritur si 7.5 % të produktit të brendshëm bruto:
– Relacioni paraqitet me kufizime në drejtim të raporteve dhe të dhënave faktike (based evidence), në mungese të raporteve të Institucioneve të specializuara siç janë Instituti Gjeoshkencave (Sizmologjia) të cilat kryejnë studime të vazhdueshme mbi aktivitetin sizmik në Shqipëri në baza historike dhe vlerësime mbi projeksionet e riskut për aktivitete sizmike në të ardhmen mbështetur mbi vlerësimet historike. Nisur nga fakti që tërmetet janë dukuri natyrore që nuk mund të parashikohen me saktësi konsultimi me raporte të organeve me ekspertizë dhe autoritet në këtë fushe është i nevojshëm për të kryer një vlerësim sa më adekuat dhe afër realitetit të vlerësimit të riskut. A është parashikuar që të punohet nëpërmjet një Studimi nga Instituti i Sizmologjisë ku të këtë parashikime të argumentuara? Për aq sa është e mundur, mund të studiojmë për:
a-Zonimi i riskut me nivele
b-Certifikimi teknik Sizmologjik i zonave dhe ndërtesave
Frekuenca dhe shpeshtësia, për efekt llogaritje të primit të sigurimit.
– Relacioni paraqet mungesë të parashikimit të numrit të banesave mbi të cilat shtrihen efektet e sigurimit të detyrueshëm. A kemi një vlerësim për fondin e ndërtesave/njësive të banimit që do të preken nga ky sigurim?
- Projektligji nuk parashikon apo vlerëson pasojat që sjell në gjithë tregun apo sektorin e pasurive të paluajtshme rregullimi me një akt rregullativ, metodologjia është tejet e rëndësishme. A ka një vlerësim se cili do të jetë efekti ngadalësues i transaksioneve me pasuritë e paluajtshme, si pasojë e mungesës së këtij sigurimi në momentin e kryerjes se transaksionit? Projektligji parashikon bllokimin e shërbimeve nga E-albania nëse ky sigurim nuk ekziston për pronën.
- Projektligji nuk ka një vlerësim apo parashikim për amortizimin nga përdorimi apo amortizimi natyror si proces kohor. A ka një vlerësim se si do trajtohen ndërtesat me të vjetra, duke ditur që amortizohen me kalimin e viteve?
- Veprimtaria e njeriut dhe industrisë përpunuese është lënë plotësisht jashtë si një element që ndikon dhe ka ndikuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Kemi tërmete të vazhdueshme me magnitudë jo shumë të mëdha por të aftë për të shkaktuar dëme, teknika me frakturim dhe ato me shpërthime janë aktivitet njerëzore që kanë çuar në krijimin e tërmeteve të vogla lokale. A mund të kete një parashikim për tërmete të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore?
- Projektligji nuk parashikon disa nga elementet kryesore, si formula e përllogaritjes së primit, elementet baze të saj, si dhe lihen për tu miratuar në një instance me të vogël jo kaq gjithëpërfshirëse sa parlamenti, si është miratimi me VKM, udhëzime ministrore apo urdhra të cilat në fakt zhveshin nga e drejta subjektive qytetarin me një akt nënligjorë.
Burimi: Monitor
www.targaime.com
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.