Banorët e pallatit 10-katësh në rrugën “Sali Butka”, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, kishin paguar deri në 1.300 euro për metër katror për të blerë apartamentet e tyre.

Por zjarri në pak orë shkrumboi pasuritë e tyre dhe asnjë nga banesat nuk është e siguruar.

Nëse qytetarët do të kishin paguar 300 lekë në ditë për një apartament 100 metër katror, gjithçka do të kthehej në gjendjen e mëparshme, pasi dëmin do e paguante kompania e sigurimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bën të ditur se gjatë vitit 2022, sigurimi i pronës zuri 4.5% të totalit për sigurimin nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret. 

Autoriteti ka administruar të dhënat që referojnë një rritje të këtij tregu dhe një peshë të numrit të kontratave të lëshuara në këtë portofol rreth 4,5% të numrit total të policave të lëshuara në nivel vendi për aktivitetin e jo-jetës,” shpjegon Marsela Vaska, drejtore e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në AMF.

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar një vlerë të konsiderueshme për pronat e dëmtuara gjatë 2022-it. 

Për sa i përket të dhënave statistikore, për fundin e vitit 2022 janë paguar rreth 1,1 miliard dëmë në portofolin e pronës për të gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri,” shton drejtuesja Vaska.

Nga mbi 1,2 milionë prona të regjistruara, vetëm 50 mijë kanë policë sigurimi.

Burimi: TVSH

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.