NGA MERITA BEKTESHI URBANO – A mund të hiqet “kartoni jeshil” me Malin e Zi, njohje reciproke për siguracionet…?!
Sot dua të trajtoj një çeshtje që më shqetëson shumë. Kartoni Jeshil!
Sot në komentet ndaj kryetarit tonë, për një festë në Ulqin, të ftuar nga i nderuari kryetari i Komunës Ulqin, një komentues në faqen e kryetarit, këshilloi kryetarin e bashkisë tonë, nëse mund të bëhej diçka që të njihej siguracioni ynë në Mal të Zi, siç e kanë vendet e tjera në Ballkan, njohje reciproke, përsa i përket sigurimit të automjeteve.
Unë mendoj, me këto fakte, që politika në Mal të Zi, përpiqet të tutelojë sa më shumë qytetarët e vet. Një politikë e mirë pro qytetare, ka bërë që me ligj e me marrëveshje në parlament, malazezët nuk paguajnë tjetër siguracion kur vinë në Shqipëri, i njihet i tyri. Madje, sigurimi i tyre është mjaft ekonomik, si për makina dhe për furgona e kamionë. Ne shqiptarët kopjojmë gjithmonë variantin që i bjen sa më fort qytetarëve, sepse neve e kemi marrë si ves, jemi mësuar të mbajmë në shpinë, ua bajmë qejfin oligarkëve. Nuk mjafton një siguracion tmerrësisht i shtrenjtë por dhe kemi shoqatën që vendos për çmimin e që e ka monopolizuar tregun e sigurimeve. Brokeri.
Unë me një furgon me kapacitet mbajtës 1.5 ton, paguaj 90 euro për dy javë (për një dalje jashtë shteti). A ka ma hall?! Tabela e kualifikimit për pagesën është bërë duke mos vënë si kriter peshën mbajtëse, pra 1500 kg, por peshën totale me gjithë ngarkesë në 3500 kg bruto.
Nga 0 kg – 3500 kg, është kategoria ku përdoret patenta B. Duke prekur kategoritë, pra duke ulur kufirin me një kg, nga 3500 në 3499 (që është vetëm për kamper, kategori ne vete ), Brokeri ka ndryshuar kategorizimin dhe ka rritur primin. Pra për 1 kg, furgoni im paguan njësoj si një kamionçinë 4,5 tonësh… Janë modifikuar abuzivisht parametrat e klasifikimit për të rritur primin. Turp e hall.
Mos gaboj me 200 e ca euro, një makinë e targuar Mal i Zi, është e siguruar brenda dhe jashtë Malit të Zi. Ndërsa një furgon italian, në primin vendas, sipas patentës, ka te paguar edhe kartonin jeshil. Kësaj i thonë, për çka nodh tek ne, bjeri i fort’ të ligut!
Burimi Shkodra Web
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete