Zjarret kthehen edhe këtë vit, por shqiptarët të pasiguruar – I gjithë portofoli i pronës, me rritje modeste. Në total rreth 27 milionë euro.

Si çdo vit, vendi po goditet nga zjarret, por fenomeni që përsëritet thuajse çdo verë nuk po i nxit shqiptarët për të siguruar pronat. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton një rritje modeste të sigurimeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore këtë verë. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2023, vihet re një rritje prej 20.05% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me vetëm 2.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

I gjithë portofoli i pronës ka shënuar rritje modeste gjatë këtij viti, me një total arkëtimesh prej rreth 27 milionë eurosh.

Në total, Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë muajit janar-korrik 2023 shqiptarët shpenzuan rreth 2,7 miliardë lëke. Vendin e parë në këtë portofol e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.52%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.68% të totalit. Një pejsë e mirë e këtyre sigurimeve, pavarëisht se përfshihen në grupin e sigurimeve vullentare, i detyrohen sistemi bankar, i cili nuk miraton kredi pa sigurimin e pronës.

Ndërkaq, primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 5,6 miliardë lekë, afërisht 56 miliardë euro, dhe 16.10% më shumë se në muajin janar-korrik 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.42% krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, patën një rritje me 18.97% kundrejt muajit janar-korrik2022.

Të para në total, Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 13,1 miliardë lekë, rreth 130 milionë euro, ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022. Gjatë muajit janar-korrik2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 794,312 me një rritje prej 12.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut.

Burimi: SCAN

Burimi Sigurime Online

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete