Që prej Janarit, çmimet e karburanteve në vend nuk e kanë kapërcyer 200 lekëshin për litër, por kjo mund të mos zgjasë edhe shumë. Indeksi i naftës bruto flet qartë, se pasi një fuçi ra në 74 dollarë mesatarisht në Qershor, çmimet po rriten gradualisht dhe pritet të prekin madje 90 dollarë për fuçi deri në fund të vitit. Kjo falë OPEC që ka shkurtuar prodhimin në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit.

Rafineritë e kanë përcjellë mesazhin, duke rritur javën e fundit çmimin për çdo ton naftë nga 893 dollarë në 927 dollarë.

Në vendin tonë, veçanërisht pas shkrirjes së Bordit të Karburanteve, çdo rritje në bursa po reflektohet menjëherë edhe në pompa. Dhe falë luhatjeve të kursit të këmbimit, ku dollari ka rikuperuar 8% të vlerës në muajin e fundit, shtrenjtimi do të ndihet edhe më shumë.

Sipas formulës që përdorte Bordi, një litër naftë do të kushtonte sot 193 lekë dhe një litër benzinë rreth 196 lekë për litër, çmimet më të larta që prej muajit Mars. Teksa kompanitë e hidrokarbureve kanë aplikuar mesatarisht edhe 3 deri në 5 lekë më shumë se sa kjo formulë, pritet që shumë shpejt nafta të tejkalojë 200 lekëshin për litër.

Krizën e re po e ndjejnë njëkohësisht edhe vende si Italia, që regjistron sot çmimet më të larta të një viti, duke prekur mbi 2 euro për litër në pikat e karburantit në autostrada. Në rajonin e Ballkanit ndërkohë çmimi për një litër naftë varion nga 139 lekë në Maqedoninë e Veriut deri në 177 lekë në Serbi.

Burimi: Pena.al

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *