TIRANE, 23 korrik Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Policia Kufitare njoftoi sot se nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 30 mjete të tjera lundruese, 12 Jet Ski, 13 gomone dhe 5 skafe.

Ndër shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Në Radhimë, Ksamil, Borsh, Lukovë dhe në Vlorë janë bllokuar 12 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masat 100 000 lekë të rinj dhe 10 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 2 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar, ndërsa 9 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni;

Në Sarandë, Borsh, Jalë, Himarë, Radhimë, në gjirin e Vlorës dhe plazhin e vjetër Vlorë janë bllokuar 13 mjete lundruese gomone. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masat 100 000 lekë të rinj dhe 20 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, për mungesë dokumentacioni dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 9 drejtues u ndëshkuan secili me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni, ndërsa drejtuesi tjetër u ndëshkua më 30 000 lekë të rinj, për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord;

Në Radhimë, Dhërmi, në shpellën e Lukovës dhe në Vlorë u bllokuan 5 mjete lundruese skafe. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masën 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zona të ndaluara, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan me 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Burimi: ATA

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete