Balla takim me strukturat e Policisë në Durrës, Fier e Vlorë: Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat.

Durrës – Balla takim me strukturat e Policisë: Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat

Ministri i Brendshëm, gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal tek problematikat e komunikimit me qytetarët. Balla kërkoi që kryesisht punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë dhe ndëshkimi të mos jetë qëllim në punën e tyre.

“Policia Rrugore nuk është gjahtarë shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyetni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi është siguria rrugore, është edukimi apo ndërgjegjësimi. Nuk është gjoba, qëllimi. Asnjë rast nuk është njësoj me tjetrin. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është një punonjës i policisë rrugore pas kthesës, por sepse kështu mbrojmë jetë njerëzore”, tha Balla.

Durrësi është qyteti me flukset më të larta të pushuesve vendas e të huaj, e për këtë Policia e Shtetit në koordinim me strukturat e tjera shtetërore kanë përgjegjësi kyçe për sigurinë në vijën bregdetare.

Lufta kundër kultivimit të narkotikëve mbetet një tjetër prioritet, theksoi ministri Balla nga Durrësi.

Balla takim me strukturat e Policisë në Fier: Policimi në Komunitet duhet të ngrihet në një nivel të ri. Policia nuk duhet të qarkullojë në lagje vetëm për të vënë gjoba

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit me të cilët diskutoi në lidhje situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.

Ai kërkoi që Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetëm për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.

Qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë cilësisht punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërive.

Ministri Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.

Vlorë – Balla takim me strukturat e Policisë: Të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë. Gjatë takimit ministri Balla theksoi se qytetarët janë partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.

“Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mos reagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”, tha Balla.

Po ashtu ministri Balla kërkoi nga strukturat e Policisë që të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese.

Burimi: MB.gov.al

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *