Nëse doni të parkoni në kryeqytet, një mision që çdo ditë e më shumë bëhet dhe më i vështirë duhet të bëni gati kuletën. Si në parkimet private ashtu dhe ato publike do të paguani gjithnjë e më shumë.
Të dhënat e Bashkisë Tiranë, në projektbuxhetin 2024-2026, të publikuar së fundmi, parashikohet që të ardhurat nga ky shërbim të arrijnë në 602 milionë lekë, ose 6 milionë euro, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Që nga viti 2018 deri në 2022, banorët e Tiranës që kanë automjete, apo dhe të tjerë që vijnë nga rrethet kanë paguar rreth 22 milionë euro për të parkuar vetëm në parkimet e miratuara nga bashkia. Këtu nuk përfshihen shpenzimet në parkimet private, që sa vijnë e bëhen më të shtrenjta.
Në shumë zona të Tiranës, lënia e automjetit gjithë natën kushton tashmë 800-1000 lekë, ndërsa për një orë minimumi që paguhet është 200 lekë.
Edhe në vitet ë vijim parashikohet që shpenzimet vjetore të jenë të paktën 6 milionë euro.
Sipas relacionit të Bashkisë Tiranë, Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga Tirana Parking për vitet 2024-2026 për parkimin në rrugë është bërë duke marrë parasysh kapacitetet e rrugëve me tarifim të cilat nga numërimi i fundit faktik në terren rezultojnë të jenë:
Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga Tirana Parking për vitet 2024-2026 për parkimin në sheshe është bërë duke marrë parasysh kapacitetet e tyre që rezultojnë të jenë:
Të ardhurat nga sektori i inspektimit në rrugë përveç shtimit të vendeve të reja është
parashikuar të rriten dhe si pasojë e dy faktorëve të tjerë si:
– Shtimi i një metode të dytë alternative të pagesës së shërbimit të parkimit
– Shfrytëzimi më efikas i vendparkimeve aktuale
Në të njëjtën kohë është marrë parasysh vështirësia në realizim e të ardhurave që vjen si pasojë e dy faktorëve të mëposhtëm:
– Duke qenë se gjoba për mospagesën e tarifës së parkimit vendoset dhe arkëtohet nga Policia Bashkiake sjell vështirësi në realizimin e planit të parashikuar.
– Bllokime të rrugëve për shkak të kantiereve të ndërtimeve, punimeve në rrugë dhe aktiviteteve.
Së dyti, synohet të mblidhen detyrimet e prapambetura nga subjektet që operojnë si “taksi” duke bërë të mundur rritjen e të ardhurave për vitin 2023 e në vazhdim.