TIRANË, 17 korrik, Policia Rrugore e Dibrës njoftoi sot se ka arrestuar 1 person, ndërsa ka pezulluar 7 leje drejtimi.

Sipas njoftimit të Policisë Dibër, gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet në akset rrugore të qarkut verilindor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

“Shërbimet e Policisë përgjatë fundjavës kanë monitoruar akset rrugore, me pajisje logjistike bashkëkohore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim aksidenti”, njofton Policia.

“Si rezultat, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues automjeti i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 7 leje drejtimi”, vijon njoftimi i Policisë.

Në kuadër të kontrolleve, Policia bëri me dije se “janë ndëshkuar me masa administrative 70 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; Janë ndëshkuar 21 drejtues automjetesh, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 24 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara. Janë ndëshkuar 6 drejtues automjetesh, për mosrespektim të këmbësorëve. Janë ndëshkuar 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë ndëshkuar 7 drejtues, për drejtim moto-mjeti pa vendosur kaskën mbrojtëse”.

“Policia Rrugore e Dibrës, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane dhe inter-urbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në këtë kuadër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj”, përfundon njoftimi i Policisë Rrugore Dibër.

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *