TIRANË – Policia e Shtetit u rikujton qytetarëve se përmes shërbimit të ofruar në faqen e internetit mundësohet verifikimi online i kundravajtjeve rrugore, të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikuiduara.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”. Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore e gjoba të Policisë së Shtetit, i cili bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë gjoba të vendosura nga shërbimi i Policisë Rrugore të papaguara, në zbatim të kërkesave ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor, duhet të drejtohen në sportelet e Bankave dhe të Postës Shqiptare për të paguar detyrimet që ata kanë.

Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që kanë ndërmend të udhëtojnë jashtë vendit me mjetin e tyre, por dhe kompanitë e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, që të kryejnë verifikimet në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Shtetit në adresën www.asp.gov.al, për kundravajtjet rrugore të palikuiduara të mjeteve në pronësi të tyre, me synim pagesën në kohë të detyrimeve, duke evituar kështu vonesat e panevojshme në pikat e kalimit kufitar.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, si dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në dispozicion të çdo drejtuesi mjeti dhe subjekti të interesuar, me synim krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për të mundësuar pagesat e gjobave të prapambetura (duke u vënë në dispozicion kopje të fletë-gjobës) dhe kalimin e mjeteve për në destinacionin e tyre jashtë vendit pa vonesa.

Sipas nenit 203 të Kodit Rrugor, drejtuesit e mjeteve mund të paguajnë gjobën e vendosur nga Policia Rrugore, brenda 5 ditëve pa kamatë vonesë, duke përfituar një ulje prej 20% të vlerës së gjobës. Me kalimin e afatit 5-ditor vlera e gjobës shtohet me 2% kamatë për çdo ditë vonese. Pas një muaji nga data e vendosjes së gjobës policia ka detyrimin sipas ligjit, të bllokojë mjetin deri në pagesën e gjobës.

Burimi: Info arkiva

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *