Në maj 2023, tregu i makinave në BE shënoi rritje të konsiderueshme në regjistrimet e makinave të pasagjerëve, me afro 1 milion njësi, duke shënuar rritje prej 18.5% nga viti i kaluar. Ky është muaji i dhjetë radhazi i rritjes.

Të gjithë katër tregjet e mëdha të BE-së u rritën, me rritjen më të madhe në Itali (+23,1%), Gjermani (+19,2%) dhe Francë (+14,8%).

Nga janari në maj 2023, tregu automobilistik i BE-së u rrit me 18% duke arritur 4.4 milionë makina të shitura.

Edhe pse tregu është përmirësuar në maj, shitjet nga fillimi i vitit janë ende më të ulëta me 23% krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-s, kur u regjistruan 5.7 milionë njësi.

Në këtë periudhë pesëmujore u regjistruan rritje dyshifrore në pjesën më të madhe të tregjeve, duke përfshirë edhe ata katër më të rëndësishmit – Spanjë (+26,9%), Itali (+26,1%), Francë (+16,3%) dhe Gjermani (+10,2%).

Llojet e karburanteve të makinave të reja

Në maj, pjesa e tregut të makinave elektrike me bateri u rrit ndjeshëm, nga 9.6% në 13.8%. Makinat hibride elektrike janë tashmë zgjedhja e dytë më e kërkuar për blerësit e makinave të reja, duke përfaqësuar thuajse një të katërtën e tregut.

Megjithatë, makinat me benzinë mbajnë ende pjesën më të madhe, me 36.5%.

Makinat elektrike

Muajin e kaluar, regjistrimet e reja të makinave elektrike me bateri në BE shënuan rritje të ndjeshme, prej 70.9% duke arritur në 129.847 njësi.

Kjo është e barabartë me një pjesë tregu prej 13.8% dhe rritje me 4 pikë përqindje krahasuar me maj 2022. Pjesa më e madhe e tregjeve të BE regjistruan fitime mbresëlënëse në përqindje dyshifrore dhe treshifrore, duke përfshirë katër më të mëdhenjtë: Holandë (+118,4%), Suedi (+82,6%), Francë (+48,7%) dhe Gjermani (+46,6%).

Në përgjithësi, kjo rezultoi në një rritje totale prej 50.5%, me mbi gjysmë milion njësi të shitura nga janari në maj.

Makinat hibride elektrike ruajtën ritmin e tyre të rritjes, me rritje të shitjeve 27.6% duke arritur në 234.380 njësi në maj.

Ky rezultat, u nxit, në pjesën më të madhe nga rritja me dy shifra në katër tregjet e mëdha të BE-së – Gjermania (+54,5%), Italia (+27,2%), Franca (+22,1%) dhe Spanja (+10,3%).

Për pasojë, makinat hibride elektrike janë zgjedhja e dytë më e kërkuar për blerësit e makinave të reja, duke përfaqësuar thuajse një të katërtën e tregut (krahasuar me 23,2% në maj 2022).

Tregu i makinave hibride plug-in në BE pësoi rënie të lehtë, me regjistrime në rënie me 0.6% në maj.

Rënia erdhi kryesisht nga një tkurrje e konsiderueshme e shitjeve në Gjermani (40.5%), tregu më i madh për këtë lloj karburanti, pasi stimujt për makinat hibride plug-in u ndërprenë në fund të vitit 2022.

Si rezultat, pjesa e përgjithshme e tregut të makinave hibride plug-in u ul në 7.4% nga 8.8% në maj të vitit të kaluar.

Makina benzinë dhe naftë

Në maj, tregu i BE-së për makinat me benzinë u rrit me 12.6%, duke arritur në 342.806 njësi. Pavarësisht kësaj, pjesa e tregut qëndroi në 36.5%, gati 2 pikë përqindje më pak se në maj 2022. Rritja u nxit kryesisht nga rritjet në katër tregjet më të mëdha të BE-së, veçanërisht në Itali (+23.9%), Francë (+18.3%) dhe Gjermani (+17.6%).

Nga janari në maj, në BE u shitën më shumë se 1.6 milionë makina me benzinë, një rritje e jashtëzakonshme prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërsa tregu i makinave me naftë në BE ra me 2.9% muajin e kaluar, pavarësisht ecurisë së mirë në dy nga tregjet më të mëdha të bllokut: Itali (+24.3%) dhe Gjermani (+3.6%).

Makinat me naftë tani përfaqësojnë 14.3% të pjesës së tregut të BE-së, nga 17.4% në maj 2022.

ACEA

Burimi: Monitor

www.targaime.com Siguracione online

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *