3383 gjoba të vendosura nga Policia Rrugore e Tiranës në 1 javë

16 shoferë janë arrestuar dhe proceduar penalisht javën e kaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa plot 3383 gjoba janë vendosur gjatë 1 jave për shkelje të ndryshme administrative.

Janë ndëshkuar me masë administrative 863 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

388 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

1891 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 241 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *