TIRANË– Falë pajisjes së re inteligjente ‘Droni edukues’ janë ndëshkuar me masë administrative 1092 drejtues mjetesh. Këta persona kryen shkelje të ndryshme në rrugë. Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative edhe drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Ndërsa për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 3303 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 258 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë hequr 4 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë kësaj jave është futur në përdorim për herë të parë “Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes. Përgjatë javës që lamë pas, u arrestuan dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 39 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Janë ndëshkuar me masë administrative 1092 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 3303 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 258 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë hequr 4 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burimi: Dosja.al

www.targaime.com

whatsapp 0676048400

Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2021, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2021, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2021, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete.