Skip to main content

ALBSIG, kompania e sigurimeve e Kastrati Group, vazhdon të ruajë dhe të forcojë pozicionin e saj kryesues në tregun shqiptar të sigurimeve, duke dëshmuar performancë të shkëlqyer në disa kategori kyçe. Arritjet e ALBSIG pasqyrojnë angazhimin për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur nevojat e klientëve me efikasitet dhe besueshmëri.

Lidership në Pagesën e Dëmeve dhe Efikasitetin e Shërbimeve

Një nga elementët më të rëndësishëm të suksesit të ALBSIG mbetet menaxhimi i dëmeve. Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), kompania ka numrin më të ulët të dëmeve të papaguara deri më 31 dhjetor 2024, duke dëshmuar aftësinë për të ekzekutuar pagesat në kohë rekord. Me vetëm 326 praktika pezull nga 17,157 dosje dëmesh të raportuara dhe paguara gjatë vitit, ALBSIG konfirmon angazhimin për transparencë dhe korrektësi ndaj klientëve, duke ndikuar në rritjen e vazhdueshme të besimit të tregut ndaj saj.

Pozicioni Kryesues në Produktet Kryesore të Sigurimeve

ALBSIG ka ruajtur dhe forcuar lidershipin e saj në disa produkte të rëndësishme sigurimesh, duke përfshirë:

  • Sigurimi Kasko – Produkti më i besuar për mbrojtjen e mjeteve motorike 38.10% të tregut.
  • Sigurimi i Garancive – Një zgjidhje e besueshme për mbështetjen financiare të kontratave 51.84 % të tregut.
  • Sigurimi i Përgjegjësisë Civile – Mbrojtje ndaj rreziqeve të përgjegjësisë ligjore 33.09% të tregut.
  • Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit – Një domosdoshmëri për sektorin e ndërtimit 48.45% të tregut.

Pozicionimi si lider në këto kategori është një dëshmi e strategjisë afatgjatë të ALBSIG për të mbështetur klientët me produkte inovative dhe të personalizuara.

Rritje Progressiste dhe Angazhim për Përmirësim të Vazhdueshëm

ALBSIG ka vijuar një rritje të qëndrueshme në segmentet kyçe, duke ruajtur 19.23% të tregut në sigurime të përgjithshme dhe dominimin në sigurimet vullnetare me 53.07%, shumë më lart se mesatarja e tregut, e cila është 32.85%.

Sigurimi i Jetës dhe Rritja Mbresëlënëse

Në sigurimet e jetës, ALBSIG është renditur e dyta me një pjesë të tregut prej 24.15%, duke shënuar rritjen më të madhe në këtë segment me 50.09% më shumë prime të shkruara bruto krahasuar me vitin 2023. Ky rezultat pasqyron angazhimin e kompanisë për të ofruar zgjidhje të sigurta financiare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve në këtë sektor.

Vizioni për të Ardhmen

Me një strategji të qartë për rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, ALBSIG mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej lidershipin e saj në treg. Kompania synon të vazhdojë investimet në inovacion, cilësi shërbimi dhe produkte të personalizuara për të përmbushur nevojat e klientëve dhe për të mbajtur ritmin e rritjes progresive edhe në vitet në vijim.

Burimi: Panorama

Leave a Reply