Skip to main content

olica e Sigurimit “Karton Jeshil” është siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shoferët shqiptarë njihen si përdorues të këqinj rruge duke sjellë dëme të ndryshme dhe të konsiderueshme, ndaj të pasurit e “Kartonit Jeshil” kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare është e domosdosshme dhe e detyrueshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Nëse nuk e keni këtë police ju nuk mund të dilni jashtë territorit të Shqipërisë, përjashtuar këtu vetëm Kosovën.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.


🛒 Bli Online Kartonin Jeshil

Çfarë mbulon ky siguracion?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Çfarë duhet të dini?

Nëse jeni shkaktar i një aksidenti, ju nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por dëmet që ju keni shkaktuar palëve të treta mbulohen nga kompania e sigurimit. Ndërsa nëse jeni përfitues (jo shkaktar i aksidentit) për të fituar dëmshpërblimin duhet të kontaktoni me Byronë e Sigurimit të vendit ku ka ndodhur aksidenti numri i së cilës gjendet në pjesën e pasme të Kartonit Jeshil.

Shoqëria që ka siguruar mjetin shkaktar të aksidentit do t’ju dëmshpërblejë për dëmet materiale ose shëndetësore që mund të keni pësuar.

Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga kompania e sigurimit ku keni blerë “Kartonin Jeshil” ndërsa dëmi do të trajtohet duke mbrojtur interesat tuaja.

Por MOS HARRONI! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju realisht fajtori!

DËMET E PAGUARA

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë plot 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

 Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

NDARJA E TREGUT NË SHQIPËRI

Sipas raportit më të fundit të AMF, në periudhën janar-shtator 2021 ky produkt pati një rritje prej 27.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, e shoqërur nga një rritje të numrit të kontratave prej 57.59% krahasuar me periudhën janar-shtator 2020.

 

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Burimi: Sigurime.online

Leave a Reply