Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 9-mujorin 2022, fitimi i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 1.69 miliardë lekëve, ose rreth 14.4 milionë eurove.
Fitimi neto i tregut është rritur me pothuajse 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në veçanti, tremujori i tretë i vitit ka sjellë rritje të ndjeshme të fitimeve me 792 milionë lekë, ose 89% më shumë krahasuar me rezultatin neto të 6-mujorit.
Rritja e fitimeve ishte më e ndjeshme në tregun e sigurimit të Jetës, ku ndërmarrjet raportuan fitime neto në vlerën e 148 milionë lekëve, shifër kjo 96% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur paralelisht nga rritja e primit të fituar neto, por edhe ulja e shpenzimeve neto për dëme të paguara. Primet e fituara neto u rritën me 14%, kryesisht falë rritjes së volumit të tregut dhe primeve të shkruara bruto.
Ndërkohë, dëmet e paguara neto pësuan rënie të ndjeshme me 28% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021, kompanitë e sigurimit të Jetës u prekën ndjeshëm nga rritja e vdekjeve në periudhën pas pandemisë.
Ky efekt është zbehur ndjeshëm në vitin 2022, duke ndikuar në uljen e dëmeve dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e fitimeve të tregut të Jetës.
Nga ana tjetër, edhe këtë vit, kompanitë po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative dhe veçanërisht shpenzimet e marrjes në sigurim, që edhe për 9-mujorin ishin 135% më të larta se shpenzimet neto për dëme. Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit.
Rezultat financiar në përmirësim të ndjeshëm për 9-mujorin e vitit të kaluar shënoi edhe segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës. Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive të këtij tregu u rrit në 1.54 miliardë lekë, 43% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe në këtë segment, primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve janë rritur me 11% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe dëmet neto të paguara janë rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, faktor me ndikim pozitiv në rezultatin financiar ka qenë edhe ulja e shpenzimeve të marrjes në sigurim, me 4% më pak krahasuar me një vit më parë. Ndikim të konsiderueshëm në këtë rënie vlerësohet të ketë pasur vendimi i AMF-së për të vendosur një tavan për nivelin e komisioneve në sigurimet e detyrueshme motorike, që përbëjnë edhe produktin më të rëndësishëm të tregut.
Burimi: Monitor
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete