Ne asnje pike te pakten bazuar nga lajmet e publikuarar nuk permendet qartesisht qe nje faktor shume I rendesishem per aksidentet ne Shqiperi mbetet
· kushtet e rrugeve & mirembajtja e tyre
· hyrjet dhe daljet abusive ne rruge kryesore
· punimet ne rruge pa masa sigurie
· gropat e lena nga punimet
· mos sistemimi I katiereve ne rruge,
· Shitesa ambulant ne buze te rrugeve
· mugesa e sinjalistiskes
· sinjalistik e gabur
· mungesa vizimeve
· nderprerja e menjehershme e rrugeve
· mbyllja ose devijimi pa respektuar normat minimale te qarkullimit.
Duke rrenditur sa me siper nuk heqim dhe nuk ulim aspak perpjekjet e bera per permisimin e infrastruktures dhe rrugeve nacionale por mbetet akoma shume per te bere.
Këto janë të dhënat e sondazhit të zhvilluar në kuadër të Projektit për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Rrugëve të Bazuar në Rezultate, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe e bashkë-financuar nga Banka Botërore, i zbatuar nga konsorciumi NTU/Eptisa.
Një nga objektivat kryesorë të projektit është të përcaktojë dhe të rendisë prioritetet e sjelljeve të pasigurta në rrugët shqiptare me qëllim që të krijojë një fushatë ndërgjegjësimi duke u fokusuar tek grupet dhe sjelljet më të rrezikshme të përdoruesve të rrugëve.
Sa i takon metodologjisë është kryer një hulumtim i detajuar cilësor dhe sasior ku hulumtimi cilësor përfshin intervista të detajuara me palët e interesuara: përfaqësues të bashkive; kompani private; shoqëria civile si dhe ministri dhe institucione publike që kanë lidhje me sigurinë rrugore.
Analizë dytësore të databazës të aksidenteve rrugore ku përfshihen profili i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore, aksidentet rrugore për shkak të përdorimit të alkoolit dhe profili i shkelësve, kundërvajtësit kryesorë që shkaktojnë aksidente rrugore si dhe shkaqet e aksidenteve rrugore.
Ndërsa hulumtimi sasior përfshin, vëzhgime të drejtpërdrejta të shoferëve; këmbësorëve; çiklistëve dhe motoçiklistëve ku janë kryer afro 3.500 vëzhgime të drejtpërdrejta në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu janë zhvilluar sondazhe në komunitet, i zhvilluar on-line në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodra dhe Vlorë me persona mbi moshën 18-vjeç.
Në takimin e mbajtur krahas prezantimit të të dhënave u sugjeruan edhe mënyrat për përmirësimin e situatës si në drejtim të informimit të gjerë të publikut, kontrollit të zbatimit të ligjit por dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga pikëpamja e sigurisë.
Burimi: Koha Jone (Artikulli i vitit 2019 Publikohet pasi edhe pas gjithe ketyre viteve ekspertet pretendojne se faktoret jane te njejte)