Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar nga Komisioni i Ekonomisë pezullimin e zbatimit të rregullores për sistemin Bonus-Malus, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe favorizues për kompanitë e sigurimit. Sipas tij, sistemi penalizon qytetarët dhe nuk merr parasysh sjelljen e tyre të mëparshme si shoferë. AMF ka futur indikatorë të rinj në llogaritjen e primit të sigurimit, si fuqia motorike, mosha e shoferit, dhe qarku i regjistrimit, duke e cilësuar këtë një diskriminim të padrejtë që rrit çmimet për qytetarët. Braçe thekson se qytetarët e kujdesshëm në rrugë duhet të përfitojnë nga ky sistem, jo kompanitë e sigurimit.
Erjon Braçe, Bonus-Malus, AMF, #pezullim rregullore, sigurim automjetesh, drejtues mjetesh, çmimet e sigurimit, risku i automjeteve, sistemi i drejtë sigurimesh.
Erjon Braçe kërkon pezullimin e sistemit Bonus-Malus, duke akuzuar AMF-në për favorizim të kompanive të sigurimit dhe diskriminim të qytetarëve me çmime më të larta të sigurimeve. Lexoni më shumë!
Artiku i Plote:
Sistemi Bonus Malus/ Braçe: Komisioni i Ekonomisë t’i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit, favorizon kompanitë e sigurimit. Deputeti Erjon Braçe deklaron se do i kërkojë komisionit të Ekonomisë t’i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit të rregullores për sistemin bonus malus, sepse po favorizon kompanitë e sigurimit. AMF, në mënyrë të njëanshme, ka futur disa indikatorë të domosdoshëm sipas tyre për sistemin bonus-malus në logjikën e historikut të tyre – ndër vite. Por, për sjelljen e shoferëve-qytetarëve në rrugë, ky është viti zero. Nuk ka histori! Po si kështu? Ç’do të thotë kjo?
Unë nuk jam bërë shofer më 1 janar 2025! Kam 25 vite si i tillë dhe kam sjelljen time në rrugë.
Kush janë këta që më thonë: “Ti je shofer nga 1 janari e në vijim”? Të dhënat e mia, ashtu si të kujtdo tjetër, janë aty. Pse nuk duan t’i marrin parasysh?
Kjo është një tjetër favor për kompanitë e sigurimit! Është tërësisht një favor banal dhe i njëanshëm, që vijon prej vitesh vetëm në krahun e dhënies së parave kompanive dhe në dëm të qytetarëve, të cilët po paguajnë çmime më të larta si rezultat i indikatorëve të tjerë që ndikojnë mbi policën e sigurimit. Dhe jo mbi bazën e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që merr parasysh sjelljen e tyre në rrugë! thotë ai në një videomesazh në rrjete sociale.
Braçe thotë se do t’i kërkoj menjëherë Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit t’i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit të kësaj rregulloreje derisa të jetë e qartë:
“Kush po përfiton, qytetari që sillet mirë në rrugë apo kompanitë e sigurimit edhe një herë më shumë”
Komenton dhe planin kombëtar për qarkullimin e mjeteve sipas targave.
Qetësohuni se nuk ka asnjë vendim. Ka një draft strategji për kontrollin e emetimeve në ajër – ndotjen, përfshirë edhe atë që vjen nga makinat me naftë, i cili përmban konceptin e kufizimit të lëvizjes së makinave në ditë të caktuara sipas targave. por ky draft nuk është miratuar, nuk është vendim, është ende në diskutim. kaq!”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e miratoi vjet rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku.
Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin. Po ashtu faktor risku është edhe qarku ku është regjistruar automjeti duke i konsideruar me risk të ulët qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi.
Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve. Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.
Burimi: ReportTv.al