SHQIPËRI- Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në territorin shqiptar duke sjellë dominim të vranësirave dhe shirave në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore më të theksuara në zonat juglindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë dukshëm intensitetin e reshjeve në vend, por ulen sërish temperaturat.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Burimi: ABC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *