TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Në tregun e sigurimeve vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit gjatë periudhës janar – tetor 2024 arriti 7 miliardë lekë.
Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – tetor 2024 u rritën me 22,75% krahasuar me janar – tetor 2023.
Ndërsa numri i dëmeve të paguara në janar – tetor 2024 është rritur me 8247 dhe arriti shifrën 60205 nga të cilat 57288 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 2917 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Referuar të dhënave pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 5,1 miliardë lekë, apo 73,66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
BURIMI: ATA