Ky sezon veror nuk është karakterizuar vetëm nga numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, por edhe nga tendenca në rritje e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar jashtë vendit me automjetet e tyre.

Referuar të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-korrik të këtij viti, shqiptarët shpenzuar rreth 1 miliardë lekë për të siguruar mjetin e tyre gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, produkti Karton Jeshil, gjatë këtij 7-mujori pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u rrit me 20% për të njëjtën periudhë. Çdo drejtues mjeti me targa shqiptare duhet të pajiset me Kartonin Jeshil kur udhëton jashtë vendit.

Por, në anën tjetër vihet re një rënie e numrit të automjeteve me targa të huaja që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të AMF-së, produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar-korrik të këtij viti pati një ulje me rreth 5% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi; Ekofin.al