Vetëm pak ditë pas hapjes zyrtare të qarkullimit në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila do të lejonte kalimin e mjeteve nga veriu i vendit drejt jugut me lehtësi më të madhe dhe në një kohë më të shkurtër kundrejt pagesës, kjo e fundit është pezulluar.
Shkak janë bërë radhët kilometrike të krijuara në pikat e kalimit ku kryhet edhe pagesa për mjetet motorike, si edhe punimet që po kryhen në rrugën e vjetër, si segment alternativ.
Në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar pagesën deri në një moment të dytë.
Pagesa rrugore fillimisht u raportua se do të ishte prej 2.1 eurosh, por me nisjen e funksionimit të segmentit, u mësua përfundimisht se pagesa do të jetë 2.7 euro.
Burimi: gazetatema