Kuvendi i Shqipërisë ka votuar emërimin e Mimoza Kaçit në detyrën si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi u bë pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Kaçi ka mbajtur deri më tani detyrën e Nëndrejtores Ekzekutive dhe Anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë në dhjetor 2014 me një mandat katër vjeçar. Ajo është gjithashtu anëtare e Komitetit të Implementimit dhe Vlerësimit në Shoqatën Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Sigurimeve (IAIS Implementation and Assessment Committee).

Kaçi ka përvojë të gjatë pune në administratën publike dhe në sektorin akademik. Përfshirja e saj në fushën akademike ka filluar si Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës duke vijuar më tej në Universitetin Europian të Tiranës, si Pedagoge në Departamentin e Financës. Kaçi është diplomuar në Universitetin e Ekonominë dhe Biznesit, Vjenë, Austri, me profil tregjet e kapitaleve dhe sigurimeve. Ajo mban titullin Doktor i Shkencave nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Kaçi është kontribuese në kërkimin shkencor nëpërmjet një sërë botimesh në fushën ekonomike si edhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: newsbomb

www.targaime.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *