Në Tiranë janë shtuar shumë automjetet duke sjellë një kaos të vërtetë me vendet e parkimit.

Një situatë të tillë e kemi konstatuar në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një vend parkimi, ka dy tabela që tregojnë se ku lejohet parkimi i makinave të banorëve rezidentë.

Por ky rregull nuk zbatohet, duke bërë që të pengohet dhe puna e lavazhit, që ndodhet aty.

Azem Allaraj tregon se prej 3 javësh ka blerë biznesin dhe ka me qira truallin, por aty parkohen makina jorezidente dhe jo në mënyrën e duhur, duke sjellë kështu problematika me nxjerrjen e makinave të tjera nga lavazhi. Azemi ka bërë ankesa, por asnjë masë nuk është marrë.

“Edhe me qenë rezident nuk duhet të parkohet kështu. Ka ardhur policia bashkiake kanë vendour gjoba dhe janë larguar. Prej dy javësh ky problem ndodh. Kjo veç një rrugëdalje ka. Me ardh ambulanca nuk ka rrugëdalje. Edhe unë bllokohem nga të gjitha. Fillojnë të bërtasin. Nga “Stop” kërkoj që ta shohin dhe të bëjnë diçka”, tha denoncuesi.  

“Stop” komunikoi me Policinë Bashkiake, ku thanë se do dërgohet shërbimi sa herë që ka denoncim për parkim të gabuar. Ata që kanë shkelur rregullin, do të gjobiten.

Policia Bashkiake: Do nis një shërbim. Nuk e di mënyrën e parkimit, por për makina jorezident, mund ta sjellë shërbimin.

Gazetarja: Nëse situata përsëritet çfarë ndodh?

Policia Bashkiake: Çfarë t’i bëjmë ne, nëse përsëritet? Kush nuk është do marri masë gjobe.

Gazetarja: Ju bie që t’ju telefonojmë çdo ditë në momentin që parkohen makinat e tjera?

Policia Bashkiake: Po, patjetër! Merrni në telefon këtu, që t’ju sjell shërbimin! Në momentin, që bën ankesën, do vijë shërbimi.

Burimi: tvklan.al

www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete