Tiranë/ Gjoba e makinës ju vjen në telefon në kohë reale me e-albania
Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor? Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania.
TIRANE – Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor? Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan sistemin e-gjoba, si pjesë e paketës së risive dixhitale.
Kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së emalit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative.
Si funksionon?
“Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vënë. “Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”“ tha Rrumbullaku.
Kështu përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.
Nisma u prezantua sot pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet.
Burimi: Shekulli
www.targaime.com Siguracione online
whatsapp 0676048400
Sigurimi i makines online, llogaritja e siguracionet e makinave, kartoni jeshil cmimi, sa kushton kartoni jeshil 2023, kartoni jeshil per maqedoni, siguracioni i makinave cmimi, siguracion, makine cmimi 2023, siguracion makine online, siguracion makine per greqi, siguracion makine ne shqiperi, siguracion makine ne shqiperi taksa online, siguracioni i motorrit, sa kushton siguracioni i makinave 2023, ligji i ri per siguracionet e makinave, kontrollo siguracionet e makines, polica e sigurimit online, llogaritja e siguracionit te makines online.Ja kush jane kompanite e sigurimeve qe Shesin siguracione online: Sigal Uniqa Group Austria, Intersig Vienna Insurance Group, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Albsig, Atlantik, Ansig, Eurosig. Lista e plote e kompanive te sigurimeve qe operojne ne tregun Shqiptar: Insig, Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, Atlantik, Intersig Vienna Insurance Group, Eurosig, Albsig, Ansig. Sigal Live Uniqa Group Austria, Sicred, Insig Jete, Albsig jete